Uzbekistani feston 27 vjetorin e pavarësisë

Mos i humb

Uzbekistani ka festuar 27 vjetorin e pavarësisë në një ceremoni të organizuar në Pallatin e Forumeve në kryeqytetin Tashkent.

Në ceremoni morën pjesë presidenti i Uzbekistanit, Shavkat Mirziyoyev, funksionarët e lartë qeveritarë, zyrtarët e lartë uzbekë, shefat e misioneve të huaja në vend përfshirë edhe ambasadorin e Turqisë në Tashkent Ahmet Basar Sen dhe atasheun ushtarak Mustafa Baloglu, si dhe një numër të madh të të ftuarve.

Në një fjalë rasti në ceremoni Mirziyoyev tha se gjatë këtij viti në vend janë arritur suksese të rëndësishme, duke shtuar se jeta e qytetarëve ka ndryshuar tërësisht dhe se një numër i madh i bizneseve kanë hyrë në veprimtari. Ai u shpreh se si rezultat i kësaj, të ardhurat reale në krahasim me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar janë rritur me 12 për qind.

Mirziyoyev tha se përveç sukseseve të arritura kanë ende shumë punë për të bërë dhe se në kuadër të kësaj nevojitet rritja e qëndrueshmërisë së ekonomisë, ofrimi i punësimit për të rinjtë, sigurimi i drejtësisë sociale dhe zhvillimi i sektorëve të shëndetësisë dhe arsimit.

Në ceremoni u mbajtën edhe disa shfaqje.

Me rastin e 27 vjetorit të pavarësisë së Uzbekistanit, në vend u shpallën 4 ditë pushim./Rtv islam/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit