Vaji i ullirit zvogëlon rrezikun e kancerit dhe sulmit në tru

Mos i humb

 

 

Vaji i ullirit, një komponent kyç i të ushqyerit mediterian, për një kohë të gjatë konsiderohet si një nga ushqimet më të shëndetshme.

Nutricistët thonë se vaji i ullirit përmban antioksidant që mund të ndihmojnë të pengojë ose vonojë rritjen e kancerit dhe redukton rrezikun e sulmit në zemër dhe infarkti – dy sëmundje përgjegjëse për shumicën e vdekjeve në mbarë botën, transmeton ksp.

Ndërsa zvogëlon kolesterolin, presionin e gjakut dhe sëmundjet që lidhen me moshën, vaji i ullirit ka efekt pozitiv edhe në funksione njohëse, thonë ekspertët.

Një lugë supe me vaj ulliri përmban rreth 100 kalori, kështu që duhet të konsumohet në mënyrë të moderuar, ndërsa ekspertët propozojnë një lugë në ditë.

Për më tepër, vaji i ullirit ka një përmbajtje të lartë të acideve yndyrore monounsaturated për të ndihmuar në uljen e kolesterolit dhe për të eliminuar rrezikun e sulmit në zemër dhe sulmin në tru. Është gjithashtu e pasur me vitamina E që është përgjegjëse për lëkurën e butë, sy të shëndetshëm dhe forcon sistemin imunitar.

© SYRI.net

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit