Vaji ideal për zhbllokim të frymëmarrjes

Mos i humb

Gjethet dhe vaji i eukaliptit janë përdorur nga breza të tërë për të shëruar simpltomat që kanë të bëjnë me sistemin respirator. Përbërësit aktivë gjetheve të eukaliptit kanë efektin e pastrimit të sinuseve dhe traktit respirator, duke eliminuar bakteriet dhe patogjenët e tjerë dhe duke mos lejuar shumëfishimin e tyre.

Në lidhje me bronkitin, të ftohtin, virozat dhe gripin, gjethet dhe ekstrakti i eukaliptit rekomandohen për njerëz që kryesisht zgjedhin kurat shëruese natyrale dhe bimore.

Forcon sistemin imunitar: Efektet e fuqishme të çajit të eukalpitit kanë qenë subjekt studimesh për shumë kohë. Ato kanë ndikim të drejtpërdrejtë në sistemin respirator, por rekomandohet të përdoren edhe për të luftuar infeksionet bakteriale përfshirë E. coli që prek sistemin tretës. Nëse sistemi imunitar është goditur nga ndonjë sëmundje tjetër ose simptomë si lodhja , çaji ekualiptik shërben si fuqizues natyral për imunitetin tuaj.

E gjeni me lehtësi nësi në çdo dyqan me vajra Bio. /Kosova Post/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit