Vajza që pa “dhënien shpirt” të 145 balenave: kurrë nuk do të harroj klithmat e tyre!

Mos i humb

“Kjo ishte nata më e keqe e jetës sime”, kështu u shpreh Liz Carlson teksa përshkroi skenën kur ajo pikasi 145 balena bllokuar në një plazh të Zelandës së Re.

Një blogere nga Shtetet e Bashkuara, ajo ishte duke shëtitur me miqtë në Rakiura të Stewart Island, kur u ballafaquan me skenën tragjike. Ajo që mund të ishte një plazh bosh i bukur, ishte në fakt skena e një luftë të dëshpëruar për jetën.

Balenat ishin bllokuar nga një baticë dhe po luftonin për jetën në gjendje agonie – tha Liz.

“Kur ne kemi kuptuar se ç’po ndodhte me balenat, të gjithë nxituam për aty. Ato përpiqeshin të zhvendoseshin në thellësi, por nuk mundeshin”, rrëfeu ajo.

“Pamundësia për të ndihmuar atë ishte më e keqja:

 Ata klithnin, sikur komunikonin me ne, na kërkonin ndihmë, por nuk kishte asnjë mënyrë për t’i ndihmuar”.

Zemra ime është thyer plotësisht. Unë kurrë nuk mund ta harroj se si më shikonin mua, e unë përballë tyre nuk mund të bëja asgjë”, shkroi Liz Instagram.

Mëngjesin tjetër situata nuk ishte më e mirë. Batica ishte e ulët dhe disa balena kishin ngordhur, e ca të tjera ishin ende në agoni. Liz tha se ata dukej sikur po qanin. Ishte e qartë se balenat nuk do të shpëtonin. Ato po prisnin vdekjen, e ngadaltë po e sigurt…/tesheshi.com/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit