Varhelyi për negociatat: Prioritet sundimi i ligjit

Mos i humb

Komisioneri për zgjerimin e BE, Olivér Várhelyi foli në një intervistë ekskluzive për DW mbi përmbajtjen e draftit-kornizës së negociatave të anëtarësimit me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.

Çdo kuadër negociues vendos direktiva dhe parime për negociatat e hyrjes në BE për secilin vend kandidat dhe është i ndarë në tri pjesë: në pjesën e parë janë parimet drejtuese, kryesore të negociatave të hyrjes në BE; në pjesën e dytë thelbi i EU acquis; në të tretën procedura e negociatave, sqaroi ai.

“Qëllimi i negociatave është që Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut të adaptojnë EU Acquis në tërësinë e tij, ta zbatojnë atë plotësisht dhe përforcojnë zbatimin e tij gjatë procesit të hyrjes në BE. Draft-kuadret e bisedimeve për të dy vendet janë shumë të ngjashme me njëri- tjetrin, por ato marrin parasysh situatat specifike të secilit prej tyre…Çështjet që pasqyrohen në draft kuadrin e negociatave të anëtarësimit për Shqipërinë janë të renditura në mënyrë specifike në konkluzionet e Këshillit të Çështjeve të Përgjithshme, të Këshillit të BE, të Marsit 2020”, tha ai.

Pyetjes a është Shqipëria në rrugën e duhur për të përmbushur në kohë dhe me cilësi këto çështje, të përcaktuara në konkluzionet që sapo përmendët, të kërkuara edhe nga Bundestagu gjerman, pra para Konferencës së Parë Ndërqeveritare, ai iu përgjigj se në përgjithësi, vendi ka vazhduar të tregojë angazhim dhe rezultate të prekshme.

“Shqipëria ka bërë tanimë përparim në përmbushjen e kushteve që duhen plotësuar para Konferencës së parë Ndërqeveritare. Arritja e fundit ishte marrëveshja ndër-partiake për reformën zgjedhore, me pjesëmarrjen e të gjitha gjitha partive politike, brenda dhe jashtë parlamentit… Është shumë e rëndësishme, është thelbësore që Shqipëria të mbështetet në arritjet e fundit dhe të vazhdojë përparimin e reformave, në fushat e sundimit të ligjit, gjyqësorit, luftës kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar. Komisioni do të vazhdojë të monitorojë dhe mbështesë autoritetet shqiptare në përpjekjet e tyre”, u shpreh ai.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit