“Vasil Shanto”, me rrjet të ri ujësjellës-kanalizimesh

Mos i humb

Nxënësit e shkollës 9-vjeçare “Vasil Shanto”, por edhe banorët përreth nuk do të kenë më problem me linjën e ujësjellës-kanalizimeve.

Specialistët e UKT e nisën muajin me një investim të rëndësishëm në një nga shkollat 9-vjeçare të Tiranës, “Vasil Shanto” ku është ndërtuar një rrjet të ri kanalizimesh brenda të gjitha standardeve, i cili do të bëjë të mundur një shërbim cilësor për këtë shkollë por edhe për banorët e zonës.

Ndërkohë, një tjetër zonë e kryeqytetit ka marrë zgjidhje të problemit të furnizimit me ujë të pijshëm. Një ankesë e dërguar nga banorët në rrugën “Riza Cerova”, solli riparimin e menjëhershëm të defektit në rrjetin e ujësjellësit, i cili ishte dëmtuar për shkak të amortizimit dhe tashmë linja funksionon më së miri.

Në këto tre vjet Bashkia e Tiranës ka nisur rinovimin e të gjithë rrjetit të ujësjellës kanalizimeve të amortizuar ndër vite si pasojë e mosvënies dorë dhe njëkohësisht edhe për t’iu përgjigjur në çdo kohë qytetarëve në rast defekti. Investimet e realizuara kanë sjellë një përmirësim të ndjeshëm të cilësisë së shërbimit ndaj konsumatorit./Top Channel/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit