Vasili: Prokuroria të bëjë “vetting”-un e koncesioneve

Mos i humb

Kreu i grupit parlamentar të LSI-së, Petrit Vasili ka kërkuar përmes një postimi në rrjetin social Facebook që Prokuroria të bëjë “vetting”-un e koncesioneve që sipas tij po rrënojnë ekonominë.

“Fondi Monetar Ndërkombëtar foli qartë, që koncesionet duhet të ndalen menjëherë. Kryeministri dhe qeveria kanë pasur merak të madh t’u japin privatëve paratë publike, që të fitojnë ata dhe qeveria. Zero transparenca në dhënien e koncesioneve është qyrky për të mbuluar grabitjen e parave të shqiptarëve”, shkruan ndër të tjera Vasili.

Ai fton Prokurorinë të bëjë me urgjencë “vetting”-un e koncesioneve, sepse ekonomia – shprehet kreu i grupit të LSI-së, – është futur në rrugën e rrezikshme të kolapsit dhe kriminalizimit shkatërrimtar.

“FMN, me të drejtë është shumë e shqetësuar dhe po e ndjek me shumë seriozitet këtë shkarje kriminale të ekonomisë për shkak të koncesioneve, që jo vetëm rrëmbejnë paratë e qytetarëve, por edhe pastrojnë sheshit paratë e drogës dhe krimit të organizuar”, shkruan më tej Vasili./Top Channel/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit