Vasili: Skandal, Rama merr të drejtën e blerjes së arit në Shqipëri

Mos i humb

Nënkryetari i LSI-së Petrit Vasili akuzon kryeministrin Edi Rama se me ndryshimin e ligjit për rezervat materiale të shtetit po i rrëmben qeverisë të drejtën e blerjes së arit të Shqipërisë dhe ia jep vetes.

Ai thotë se parlamenti e ka votuar ndryshimin e një pike të vetme në këtë ligj. Sipas Vasilit, kryeministri i ka hequr qeverisë të drejtën që të vendosë, si deri më sot, për Mallrat e grupit A ku është ari pjesë kryesore e tyre dhe ka ligjëruar rrëmbimin në grushtin e tij.

Ai shton se është e qartë që ky është një ligj, që vjen erë, por era bëhet shumë më e rëndë sepse bëhet fjalë për arin e Shqipërisë.

POSTIMI I VASILIT
Skandali. Edi Rama i rrëmben qeverisë të drejtën e blerjes së arit të Shqipërisë dhe ja jep vetes!?Perse????
Edi Rama i ka dhënë vetes në mënyrë individuale të drejtën, që blejë vetëm ai, me urdhër të tij, arin e Shqipërisë dhe jo qeveria siç ka qenë e vendosur me Ligjin.Nr.9900 dt.10.04.2008.
Parlamenti i Edi Ramës ka votuar ndryshimin e një pikë të vetme në ligjin e Rezervave Materiale të Shtetit, pikërisht nenin 10.
Me këtë ndryshim kryeministri ia ka hequr Qeverisë të drejtën që të vendosë, si deri më sot, për Mallrat e grupit A ku është ari pjesë kryesore e tyre dhe ka ligjëruar rrëmbimin në grushtin e tij.
Në relacion skandaloz shpjegues të qeverisë, që shoqëroi ligjin thuhej se: kjo bëhej, që këto blerje të kryheshin më shpejt, pra të mos vonoheshin nga mbledhjet e qeverisë dhe se hierarkia e akteve të tjera e kërkonte.
Ky mashtrim është sa bajat aq edhe provon qëllimet e errëta personale të kryeministrit në këtë aferë.

Ka disa pyetje të pakapërcyeshme, që duan përgjigje.
1. Përse këtë vendimmarrje shumë të rëndësishme të qeverisë ai e rrëmben në grushtin e tij?
2. Përse gënjen me shkakun gjoja për të bërë blerjet më shpejt, kur dihet botërisht që kryeministri e mbledh sa herë të dojë qeverinë, bile ky yni ngarkon edhe zv.kryeministrat të cilët e kanë bërë dhe e bëjnë me dhjetëra herë?
3. Përse gënjejnë me hierarkinë e akteve, kur dihet, që për shkakun se grupi A përmbante mallra me peshë si ari dhe argjendi ky atribut duhet të ishte vetëm i qeverisë?
4. Ç’qëllim i errët fshihet pas këtij veprimi juridikisht të pajustifikueshëm e dënueshëm.
5. Interesin e kujt cenonte diskutimi dhe vendimmarrja e hapur në mbledhjen e qeverisë për këto mallra ku bën pjese edhe ari, argjendi?
6. Përse nuk ka asnjë rast të përshkruar në relacion se kur na qenka vonuar apo penguar nga qeveria praktika e blerjes së mallrave të grupit A që i detyrokërka sot që t’i marrë kryeministri në grushtin e vet?
7. Perse nuk ka asnjë ndryshim tjetër as në Ligj dhe as në VKM Nr.1128 datë 5.08.2008 për grupet e tjera të mallrave, të cilat janë edhe ato pjesë e Rezervave Materiale të Shtetit?
Kryeministri e ka rrëmbyer përmes parlamentit kompetencën e Qeverisë për blerjen e Mallrave të Grupit A pra arit në mënyrë që të vendosë ai dhe vetëm ai dhe me urdhrin e tij për blerjen e arit.
Kryeministri e ka bërë trashë, në mënyrë brutale dhe pa asnjë arsye bindëse sepse arsyet e vërteta janë të tjera…
Është e qartë që ky është një ligj, që vjen erë, por era bëhet shumë më e rëndë sepse bëhet fjalë për arin e Shqipërisë.
Meqenëse prokuroria shqiptare dihet tashme botërisht që është tërësisht e kapur dhe ka mbyllur sytë dhe vazhdon të mbyllë sytë, ne së pari po e denoncojmë hapur e publikisht, që të gjithë shqiptarët të hapin sytë se ç’po ndodh me arin e tyre dhe më tej do ta denoncojmë edhe në të gjithë kancelaritë perëndimore dhe agjencitë e specializuara për këto çështje të rënda.
Mund të lexoni vetë edhe dokumentet që hedhin dritë mbi këtë aferë të re të kryeministrit.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit