Vazhdojnë aktivitetet që YPG të dorëzojë armët dhe të largohet nga Munbixhi

Mos i humb

 

 

Kreu i Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë Turke, Hulusi Akar, deklaroi se po vazhdojnë aktivitetet për të gjetur mënyrën që YPG të dorëzojë armët dhe të braktis Munbixhin e Sirisë.

Delegacione të Turqisë dhe SHBA-ve nga fundi i muajit maj në Ankara dakorduan projekt planin e zgjidhjes së rastit të Munbixhit, sipas të cilit në disa faza këtë rajon duhet ta braktisin terroristët, ndërsa banorët lokalë të marrin administrimin me mbështetje të forcave turke dhe amerikane.

Në fillim të muajit qershor në Washington u takuan shefat e diplomacisë turke dhe amerikane, Mevlüt Çavuşoğlu dhe Mike Pompeo dhe konfirmuan udhërrëfyesin për vendosjen e sigurisë dhe stabilitetit në Munbixh.

Në një kumtesë të Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura Turke, theksohet se gjenerali Akar, i shoqëruar nga bashkëpunëtorët e tij më të ngushtë, ka qëndruar për një vizitë në zonën në kufitare me Sirinë.

Me këtë rast, thuhet më tej, ai bisedoi me personelin ushtarak atje, për aktivitetet që po kryhen në atë zonë.

Gjatë bisedimeve me personelin ushtarak, është konstatuar se operacionet kundër terrorizmit janë në vazhdim e sipër, dhe në kuadër të operacioneve të zbatuara në muajt e fundit janë shkatërruar qindra objektiva të organizatës terroriste PKK, ndërkohë që është neutralizuar edhe një numër i madh i terroristëve.

Akar ka thënë se forcat turke, në koordinim me Rusinë dhe Iranin, përmes 12 pikave të vrojtimit, kontribuojnë në ruajtjen e stabilitetit dhe sigurisë në Idlib.

Ai nënvizoi se gjatë operacioneve të forcave turke në Siri dhe Irak, respektohen integriteti territorial dhe e drejta ndërkombëtare.

Në fund, ai vuri në dukje se forcat e armatosura turke u bënë edhe më të fuqishme pasi u pastruan nga anëtarët e FETO-s pas përpjekjes së grushtit të shtetit më 15 korrik.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit