Vazhdojnë bastisjet e hebrenjve fanatikë në Kompleksin Al-Aksa

Mos i humb

Dhjetëra hebrenj fanatikë, të shoqëruar nga policia izraelite, hynë në oborrin e Kompleksit të Xhamisë Al-Aksa në zonën e qytetit të vjetër të Jerusalemit të pushtuar Lindor.

Në deklaratën me shkrim të lëshuar nga administrata e fondacioneve islame në Jerusalem thuhet se 189 hebrenjë fanatikë nën mbrojtjen e policisë izraelite bastisën Kompleksin e Xhamisë Al-Aksa duke hyrë përmes Portës Al-Megharibe (Marok) në jugperëndim të kompleksit.

Në mes tjerash në deklaratë bëhet e ditur se në mesin e hebrenjve që morën pjesë në bastisje ishte edhe deputeti Sharren Haskel nga Partia Likud e Kryeministrit Benjamin Netanyahu.

Këto ditë, kur hebrenjtë sipas kalendarit hebraik kremtojnë festën Hanuka, është vërejtur një rritje në bastisjet e hebrenjve fanatikë.

Ditë më parë dhe të martën shumë hebrenj fanatikë kryen bastisje ndaj Kompleksit të Xhamisë Al-Aksa.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit