Vazhdojnë migrimet e banorëve të Dera-s drejt kufirit të Jordanisë

Mos i humb

 

 

Vazhdon drejt kufirit të Jordanisë migrimi i mijëra personave të cilët largohen nga dhuna e regjimit të Bashar al Asadit dhe mbështetësve të tij në qytetin Dera, në jugperëndim të Sirisë.

Pasi regjimi i Asadit dhe mbështetësit e tij nisën një operacion masiv ushtarak kundër qytetit Dera më 20 qershor, emigrimi i civilëve në kufirin jordanez në jug të vendit po rritet dita ditës.

Të paktën 150,000 civilë kanë mbetur të detyruar të migrojnë duke u larguar nga sulmet e dhunshme drejt në kufirit jordanez dhe izraelit. Si pasojë e sulmeve kanë humbur jetën të paktën 97 civilë gjatë 10 ditëve të fundit.

Grupet e njerëzve të përbërë nga fëmijë, gra dhe të moshuar që largohen nga sulmet e forcave të regjimit janë duke pritur në kufirin e Jordanisë në jug të vendit, por administrata e Ammanit nuk lejon që këto grupe të kalojnë në Jordani.

Banorët e Deras për shkak të mungesës së çadrave për t’u strehuar në vijën kufitare po përballen me të nxehtin përvëlues të verës, dhe gjithashtu ata janë në pritje të ndihmës dhe kanë bërë të ditur se dëshirojnë të kalojnë në Jordani.

Gazetarët e AA-së në Dera kanë filmuar pamjet e krizës humanitare të përjetuar në vijën kufitare. Qytetari Ebu Muhammed, i cili ndodhet në vijën kufitare bashkë me familjen e tij në një deklaratë për AA është shprehur se po kalojnë ditë të vështira dhe dëshirojnë të kalojnë në Jordani.

Duke i bërë thirrje Mbretit Abudllah II dhe popullit të Jordanisë, Ebu Muhammed, tha se “Askush nuk e braktis shtëpinë e tij lehtë. Ne ndodhemi këtu për shkak të kushteve të këqija në Dera. E vetmja dëshirë e jona është që të pranojnë gratë dhe fëmijët”.

– “Kemi braktisur shtëpitë për të mbrojtur familjet tona”

Ndërsa Ammar el-Hımeyden, i cili është pjesërisht i verbër duke bërë të ditur se kanë mbetur të detyruar të largohen nga shtëpitë e tyre për shkak të persekutimit të regjimit dhe mbështetësve të tij, ka theksuar se “Këtu na kanë sjellë bombardimet e avionëve luftarakë dhe rreziku i shembjesh së shtëpive mbi ne. Kemi braktisur shtëpitë për të mbrojtur familjet tona”.

Po ashtu El-Hımeyden, i ka bërë thirrje mbretit të Jordanisë që të ndihmojë civilët në vijën kufitare.

– Operacioni ushtarak i regjimit në Dera

Regjimi dhe mbështetësit e tij pasi morën nën kontroll Gutën Lindore në Damask dhe Homsin në pjesën qendrore të vendit të cilat janë zona për pakësimin e tensioneve, më 20 qershor nisën një operacion në pjesën jugperëndimore të vendit.

Në 10 ditët e fundit regjimi dhe mbështetësit e tij përparuan në një territor prej 317 km katrorë në operacionet në Dera si dhe morën në kontroll disa vendbanime civile.

Qytetet Dera dhe Kunejtra në jugperëndim të vendit ishin njëra prej 4 zonave për pakësimin e tensioneve të formuara në muajin maj të vitit 2017 nga garantuesit e procesit të Astanës, Turqia, Irani dhe Rusia. Dy muaj më pas Rusia, SHBA-të dhe Jordania rajonin Dera dhe Kunejtra i përfshinë në kuadër të një marrëveshjeje të veçantë. Ndërsa edhe më pas SHBA-të ndërprenë ndihmat për opozitarët në rajon, të cilët i mbështeste.

Zyrtarët e Kombeve të Bashkuara (OKB) shpeshherë kanë përsëritur se janë të shqetësuar për jetën e 750 mijë personave në qytetin Dera.

Jan Egeland, këshilltari i përfaqësuesit special të OKB-së për Sirinë, Staffan de Mistura, në një deklaratë kishte njoftuar disa ditë më parë se 5 qendra të shëndetësisë në rajon ishin vënë në shënjestër. Gjithashtu menjëherë pas deklaratave të Egeland u qëllua duke dalë jashtë përdorimit spitali që ofronte shërbim në pjesën lindore të qytetit.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit