Vazhdojnë përleshjet në Xhamu Kashmir, disa të vdekur

Mos i humb

Të paktën tre kryengritës kanë humbur jetën, si pasojë e përleshjes mes forcave të sigurisë dhe kryengritësve pro-pavarësisë në rajonin Xhamu Kashmir të Indisë.

Policia dhe dëshmitarët okularë njoftuan se në jug të rajonit forcat e sigurisë kanë rrethuar fshatin Pulwama, ku në përleshjen e zhvilluara kanë humbur jetën 3 kryengritës dhe një ushtarë, ndërsa një ushtar është palgosur.

Pas ngjarjes në rajon u zhvilluan protesta kundër qeverisë indiane. Si pasojë e intervenimit të forcave të sigurisë ndaj protestuesve kanë humbur jetën 6 civilë, të paktën 22 të tjerë janë plagosur.

Dëshmitarët okularë treguan se forcat e sigurisë kanë hapur zjarr mbi turmën.

– Çështja e Kashmirit

Britania e Madhe gjatë tërheqjes së saj nga India në vitin 1947, kishte lënë të lirë Kashmirin i cili ishte nën sundimin e princit, t’i bashkohet ose Indisë ose Pakistanit. 90 për qind e popullatës së Kashmirit e cila është muslimane në vitin 1947 dolën me qëndrimin që t’i bashkohen Pakistanit, por princi i asaj kohe, vendosi të bashkohet me Indinë në vend të Pakistanit. Ndërsa këtë vendim e kundërshtoi popullata muslimane e Kashmirit.

Pasi Pakistani dhe India dërguan ushtarë në rajon, palët luftuan për herë të parë në vitin 1947. Të dy vendet për të njëjtin shkak luftuan edhe në vitet 1965 dhe 1999. 45 për qind e Kashmirit është nën kontrollin e Indisë, ndërsa 35 për qind nën kontrollin e Pakistanit. 20 për qind e rajonit është nën kontrollin e Kinës. India, rajonet të cilat i okupoi i lidhi me vete nën emrin provinca “Xhammu Kashmir”.

Xhamu Kashmir tani është provinca e vetme e Indisë ku jetojnë shumicë muslimane. Ndërsa Pakistani Kashmirin që e ka nën kontroll i dha status të dy rajoneve autonome “Azad Kashmir (Kashmiri i Pavarur)” dhe “Gilgit Baltistan”.

Këshilli i Sigurimit të Kombeve të Bashkuara (KS-OKB), me vendimin e marrë nga viti 1948, kishte parashikuar pastrimin e Kashmirit nga ushtarët. ndërsa e ardhmja t’i caktohet me referendum. India nuk është dakord me referendumin, ndërsa Pakistani kërkon të zbatohen vendimet e KS të OKB-së.

Grupet e rezistencës në Xhamu Kashmir, që nga viti 1989 zhvillojnë protesta për pavarësi ose të lidhen me Pakistanin.

Pas vrasjes së Burhan Wani, një ndër anëtarët e Hizbul Muxhahidin, në një përleshje të ndodhur më 8 korrik 2016 mes forcave të sigurisë dhe Hizbul Muxhahidin, dhjetëra mijëra persona kishin dalë në protesta dhe gjatë këtyre protestave 63 persona kishin humbur jetën.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit