Vazhdojnë protestat në Gjeorgji, Putin ndalon fluturimet në këtë vend

Mos i humb

Në kryeqytetin e Gjeorgjisë, Tbilisi, tashmë tre ditë janë duke zgjatur demonstratat masive për shkak të adresimit të deputetit rus Sergey Gavrilov nga ulësja e kryetarit të parlamentit gjeorgjian.

Në Tbilis më 20 qershor është mbajtur Sesioni i 26-të i Asamblesë Ndërparlamentare mbi Ortodoksinë, ndërsa revoltën e demonstruesve e nxiti deputeti rus Gavril i cili si kryetar i Sesionit u adresua në gjuhën ruse nga ulësja e kryetarit në parlamentin gjeorgjian.

Gjatë demonstratave para parlamentit dhe qeverisë në Tbilis disa herë ndodhën trazira në të cilat janë lënduar dhjetëra demonstrues.

Demonstruesit kërkojnë dorëheqjen e përgjegjësve në qeverinë e Gjeorgjisë, ndërsa në radhë të parë në Ministrinë e Punëve të Brendshme.

Organizatorët e demonstratave paralajmëruan se do të demonstrojnë deri sa kërkesat e tyre të përmbushen, e para është që të lirojnë demonstruesit e arrestuar.

Kryetari i parlamentit gjeorgjian, Irakli Kobakhidze, ndërpreu vizitën e tij zyrtare në Azerbajxhan dhe pas kthimit në Gjeorgji dha dorëheqjen.

Presidenti i Federatës Ruse, Vladimir Putin, dënoi protestat “antiruse” në Gjeorgji dhe ndaloi kompanive ajrore ruse të fluturojnë në këtë vend.

Në përputhje me direktivën e nënshkruar nga Putini, kompanitë ruse nuk do të jetë më në gjendje të fluturojë në Gjeorgji nga 8 korriku.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit