Vazhdojnë sulmet ajrore ndaj Idlibit, humbin jetën 3 fëmijë

Mos i humb

Vazhdojnë sulmet intensive ajrore të Rusisë, mbështetësit të regjimit të Bashar Al Asadit në Siri, në vendbanimet brenda kufijve të zonës së de-eskalimit. Në sulmet e avionëve luftarakë rusë në Idlib kanë humbur jetën tre fëmijë.

Regjimi dhe mbështetësit e tij vazhdojnë sulmet tokësore dhe ajrore ndaj disa vendbanime në Khan Shaykhun dhe Hama.

Observatori i avionëve të opozitarëve dhe Mbrojtja Civile (Helmetat e Bardha) kanë njoftuar se nga sulmet e avionëve luftarakë rusë mbrëmë në orët e vona, kanë humbur jetën tre fëmijë në një fshat të Idlibit.

– Situata në Idlib

Në mars të vitit 2015, opozita vendosi kontroll mbi Idlibin, popullsia e të cilit është rritur në 4 milionë për shkak të migrimeve të fundit në atë zonë. Në të njëjtën kohë, Idlibi është një nga zonat që më së shpeshti sulmohet nga forcat e regjimit.

Opozitarët ushtarakë, garantues i të cilëve është Turqia në kuadër të marrëveshjes historike të arritur më 4-5 maj 2017 në Astana në të cilën Idlibi dhe rrethina u shpallën zonë e de-eskalimit, më 17 shtator të vitit 2018 tërhoqën armët e tyre të rënda si rezultat i një marrëveshjeje tjetër midis Turqisë dhe Rusisë në Soçi.

Megjithatë, forcat e regjimit vazhdojnë pa ndërprerë sulmet e tyre pavarësisht marrëveshjes së Soçit mes Turqisë dhe Rusisë, e cila kishte për qëllim të forcojë armëpushimin në Idlib. Në kuadër të Marrëveshjes së Astanas, Rusia është vendi garantues i regjimit të Asadit.

Sulmet e fundit të regjimit dhe mbështetësve të tij u intensifikuan teksa më 25-26 prill, në kryeqytetin e Kazakistanit, Nursultan, po mbahej takimi i 12-të midis Turqisë, Rusisë dhe Iranit.

Mbi 750 mijë civilë janë zhvendosur si pasojë e bombardimeve që nga nënshkrimi i marrëveshjes midis Rusisë dhe Turqisë në muajin shtator.

Në periudhën nga 26 prilli deri më 27 korrik, sipas Rrjetit Sirian të të Drejtave të Njeriut (SNHR), nga sulmet e regjimit në Idlib janë vrarë 781 civilë prej të cilëve 208 fëmijë dhe 140 gra.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit