Vazhdojnë sulmet ajrore në Idlib, disa të vdekur

Mos i humb

Nëntë civilë kanë humbur jetën si pasojë e sulmeve ajrore të ndërmarra në Idlib, që është një prej zonave jokonfliktuale nën kontrollin e opozitarëve në Siri.

Bëhet e ditur se sulmet ajrore janë ndërmarrë në rajonet periferike Temanije, Huvejni, Hamdanije, Ebu Dail, Musejrife, Xherxhenez, El Abd dhe Han Shejhun në lindje dhe në pjesën jugore të Idlibit, të cilat janë nën kontrollin e opozitarëve dhe grupeve ushtarake kundër regjimit. Gjithashtu sulme janë kryer edhe në fshatrat Rasm el Abid, Mezret Almahatta dhe Zejtunije në rajonin e Sinxharit, si dhe në Latamne, Malula, Cenine, Mesluhije, Latamne në veri të Hama-s.

Drejtori i Mbrojtjes Civile në Idlib, Mustafa Haxh Jusuf, në një deklaratë për AA tha se “Avionët luftarakë të Rusisë dhe të regjimit të Asadit që nga mëngjesi i ditës së sotme kanë kryer mbi 50 sulme ajrore në jug të Idlibit dhe në pjesën veriore të Hama-s”.

Ndërkohë, mësohet se pas sulmeve popullata civile që jeton në rajon është strehuar në zonat përreth, ku edhe njësitë e mbrojtjes civile po vazhdojnë punimet e kërkim shpëtimit. Në sulmet ajrore të ndërmarra ditën e djeshme në rajonet Idlib dhe Hama të Sirisë humbën jetën 15 civilë.

Idlibi i cili është një prej rajoneve që është përballur më së shumti me sulmet ajrore në luftën civlie që ka nisur që në mars 2011, në takimin në Astana më 14-15 shtator 2017, u përfshi nga Turqia, Rusia dhe Irani në mesin e zonave jokonfliktuale./Rtv islam/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit