Vazhdojnë sulmet ajrore në Idlib

Mos i humb

Si pasojë e sulmeve të realizuara së fundmi, 5 civilë kanë humbur jetën, në “zonën jokonfliktuale” Idlib në Siri.

Në qarqet Khan Shaykhun dhe Saraqib, qytezën Sihjan dhe fshatin Tel Tukan në Idlib, i cili është nën kontrollin e opozitarëve dhe grupeve ushtarake kundër regjimit, mbrëmë u realizuan sulme ajrore.

Drejtori i Mbrojtjes Civile në Idlib (Helmetat e Bardhë), Moustafa Haj Youssef, në një deklaratë për AA tha se “Në sulmet e realizuara në orët e mbrëmjes nga avionët e Rusisë dhe të regjimit të Asadit, në jug dhe zonën rurale të Idlibit, 5 civilë kanë humbur jetën kurse 8 të tjerë janë plagosur”. Mësohet se kanë përfunduar punimet e kërkim shpëtimit dhe se civilët e plagosur janë dërguar në spitale përreth.

Në sulmet e intensifikuara në Idlib, gjatë dy javëve të fundit kanë humbur jetën 65 civilë dhe më shumë se 180 të tjerë janë plagosur.

Qyteti verior i Sirisë, Idlib, në mbledhjen në Astana më 4-5 maj 2017 ishte shpallur si “zonë jokonfiktuale”, por regjimi i Asadit shpesh po e shkel armëpushimin./Rtv Islam/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit