Vazhdojnë sulmet e dhunshme ndaj Gutës Lindore

Mos i humb

Të paktën 38 civilë kanë humbur jetën në sulmet e djeshme ajrore të regjimit të Bashar Al Asadit në Siri, kundrejt Gutës Lindore të cilën e mban nën rrethim.

Sipas njoftimeve të gazetarëve të AA-së në rajon, nga sulmet në vendbanimet civile në Duma kanë humbur jetën 15 civilë, në Shifonije dhe Abadde nga 5, Kefer Batna 3, Ayn Terma, Zemelka dhe Hamouriyah nga 2 dhe Haresta, Sakba, Medyere dher Merc nga 1 civil.

Sulmet të dhunshme në rajon vazhdojnë, ndërsa ka shqetësime për rritjen e numrit të vdekurve.

Sipas informacioneve të marrë nga Mbrojtja Civile (Helmetat e Bardhë) në Gutën Lindore, numri i të vdekurve në 5 ditët e fundit nga sulmet e dhunshme të regjimit ka arritur shifrën 357.

Regjimi i Asadit në 5 ditët e fundit shënjestroi 22 qendra shëndetësore, një xhami dhe një jetimore.

Në Gutën Lindore, e cila është nën kontroll të opozitës, jetojnë rreth 400 mijë civilë. Ky rajon në marrëveshjen në Astana u shpall zonë e deeskalimit të përleshjeve. Përskaj kësaj, pjesëtarët e regjimit të Asadit, vendi garantues i së cilës është Rusia, nga muaji prill i vitit të kaluar intensifikuan rrethimin, ndërsa muajt e fundit edhe sulmet.

Kriza humanitare në Gutën Lindore nga dita në ditë përkeqësohet, ndërsa mijëra civilëve u nevojitet evakuim. Shumica e civilëve të cilët duhen evakuuar urgjentisht, përbëhen nga fëmijët dhe persona të sëmurë nga kanceri.

Përveç kësaj, shumë fëmijë në Gutën Lindore kanë vdekur si pasojë e urisë dhe pamundësisë për të patur qasje në barna.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit