Vazhdon bllokimi në SHBA. Muri me Meksikën mban peng qeverinë

Mos i humb

As e enjtja nuk arriti ta zhbkollojë ngërçin që po mban pjesërisht të mbyllur qeverinë amerikane.

Të dy dhomat e Kongresit i ndërprenë seancat e tyre brenda pak minutash pa bërë asnjë veprim për mbylljen 6-ditore që ka prekur me qindra punonjës federalë, shkruan topchennel.

Një numër i madh ligjvënësish nuk u kthyen në Uashingonin për seancat parlamentare. Kjo do të thotë se mbyllja e qeverisë do të vazhdojë sipas gjasave edhe javën e ardhshme.

Kjo situatë u krijua pasi Kongresi nuk e plotësoi kërkesën e zotit Donald Trump për të miratuar 5 miliardë dollarët e nevojshëm për ngritjen e murit në kufirin jugor me Meksikën. Demokratët ranë dakord vetëm për 1.3 miliardë dollarë për sigurinë e kufirit.

Gjatë vizitës së tij të befasishme në Irak, Trump la të kuptohet se nëse duan, demokratët mund t’i japin fund mbylljes së qeverisë. Publiku amerikan po kërkon një mur, u shpreh ai, mendoj se demokratët janë nën presion të madh. Problemi është se na duhen 10 vota në Senat. Dhomën e Përfaqësuesve e kemi 100%.

“Nancy Pelosi tha se nuk do t’i siguronim dot kurrë votat në Dhomën e Përfaqësuesve dhe ne jo vetëm që i morëm, por edhe me diferencë të madhe”, ishte komenti i shefit të Shtëpisë së Bardhë.

Agjencitë qeveritare që merren me sigurinë kombëtare dhe atë publike mbeten të hapura, por zyra të tjera mbeten të mbyllura dhe 800 mijë punonjës federale, po qëndrojnë në shtëpi.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit