Vazhdon masakra në Gutën Lindore, 23 civilë të vdekur

Mos i humb

Të paktën 23 civilë kanë humbur jetën si pasojë e sulmeve ajrore dhe tokësore të regjimit të Bashar al-Asadit në rajonin e rrethuar të Gutës Lindore në Siri.

Gazetarët e AA-së në Gutën Lindore njoftojnë se regjimi që nga orët e mëngjesit e deri më tani është duke kryer sulme intensive ajrore dhe tokësore ndaj rajonit.

Sipas informacioneve që AA ka siguruar nga burimet e Mbrojtjes Civile (Helmetat e Bardha), si pasojë e sulmeve në vendbanimin Duma kanë humbur jetën pesë civilë, prej të cilëve dy fëmijë, në Bejt Sava dhjetë civilë, prej të cilëve katër fëmijë, dhe në Hammurije tetë civilë.

Ekipet e Mbrojtjes Civile të cilat vazhdojnë punimet e kërkim shpëtimit theksojnë se mund të ketë rritje të numrit të viktimave.

Në sulmet e djeshme të regjimit ndaj Gutës Lindore jetën humbën 74 civilë, ndërsa numri i të vdekurve në dy ditët e fundit është rritur në 97.

Në Gutën Lindore, rajon i kontrolluar nga opozitarët që gjendet në kryeqytetin e Sirisë, Damask, jetojnë rreth 400 mijë civilë, gjysma e të cilëve janë fëmijë.

Edhe pse rajoni është shpallur zonë jokonfliktuale sipas marrëveshjeve të arritura në bisedimet në Astana, regjimi ka intensifikuar bllokadën që nga prilli i vitit të kaluar.

Qindra civilë të sëmurë presin të evakuohen urgjentisht nga rajoni në të cilin kriza humanitare është thelluar. Shumica e të sëmurëve janë fëmijë ose persona që vuajnë nga kanceri në fazë të avancuar. Shumë foshnje dhe fëmijë në Gutën Lindore kanë humbur luftën për mbijetesë për shkak të urisë dhe mungesës së barnave./Rtv islam/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit