Vazhdon Operacioni “Dega e Ullirit”, 947 terroristë të neutralizuar

Mos i humb

Forcat e Armatosura të Turqisë (TSK) që nga fillimi i Operacionit “Dega e Ullirit” i nisur në Afrin të Sirisë, kanë neutralizuar 947 terroristë.

Në një deklaratë të publikuar nga Shtabi i Përgjithshëm i Turqisë, thuhet se nga informacionet e marra nga rajoni ku zhvillohet operacioni njoftohet se janë neutralizuar 12 anëtarë të organizatave terroriste PKK/KCK/PYD-YPG dhe DEASH.

Në deklaratë theksohet se që nga fillimi i Operacionit “Dega e Ullirit” e deri tani janë neutralizuar 947 terroristë.

Operacioni “Dega e Ullirit”, ka nisur më 20 janar 2018 në Afrin nga Forcat e Armatosura Turke (TSK) për ofrimin e sigurisë dhe stabilitetit në kufijtë dhe në rajon, për të neutralizuar terroristët që i përkasin PKK/KCK/PYD-YPG dhe DEASH-it, si dhe për të shpëtuar nga shtypja dhe persekutimi popullin mik dhe vëllazëror të rajonit.

Operacioni po zhvillohet në kuadër të së drejtës së Turqisë bazuar në të drejtën ndërkombëtare, rezolutat e Këshillit të Sigurimit të OKB-së, të drejtat e vetëmbrojtjes legjitime sipas kartës së OKB-së dhe duke respektuar integritetin territorial të Sirisë.

Në objektiv po merren vetëm strehimoret, pozicionet, depot e armëve dhe pajisjet e terroristëve, duke u treguar çdo kujdes dhe ndjeshmëri që të mos dëmtohen civilët.

Forcat turke dhe ULS çlirojnë fshatin Surki në Afrin
Forcat e Armatosura Turke (TSK) dhe Ushtria e Lirë Siriane (ULS) në kuadër të Operacionit “Dega e Ullirit” çlirojnë nga organizata terroriste PYD/PKK fshatin Surki, në pjesën perëndimore të Afrinit.

TSK dhe ULS gjatë operacionit kanë pastruar nga terroristët e PYD/PKK-së fshatin Surki në rajonin Raxhu, në perëndim të Afrinit.

Fshati Surki u mor nga PYD/PKK me një operacion për krijimin e një vije fronti në perëndim të Afrinit duke bashkuar frontet në pjesën perëndimore të zonës Raxhu dhe në veri të Shejh Hadidit.

TSK dhe ULS që nga fillimi i operacionit e deri më tani kanë çliruar nga pushtimi i PYD/PKK-së 1 qendër komunë në pesë komunat e Afrinit, 23 fshatra dhe 35 pika të tjera, duke përfshirë 10 male dhe kodra strategjike./Rtv islam/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit