Vazhdon procesi i votimit për turqit jashtë shtetit

Mos i humb

 

Procesi i votimit në shumë vende të Ballkanit vazhdon me qetësi nën kujdesin e palodhur të stafit të përfaqësive turke.

Qytetarët turq që jetojnë jashtë vendit vazhdojnë të votojnë për zgjedhjet presidenciale dhe parlamentare (për legjislaturën e 27-të) që do të mbahen në 24 qershor në Turqi.

Nënshtetasit turq të regjistruar për procesin zgjedhor të Turqisë në Gjeorgji  filluan të përdorin votën në orën 9.00 në Ambasadën e Turqisë në kryeqytetin Tbilis dhe në Konsullatën e përgjithshme në Batum.

Edhe në Uzbekistan votuesit turq shkuan në kutitë e votimit në Ambasadën e Turqisë në kryeqytetin Tashkent. Procesi i votimit fillon në orën 9.00 dhe përfundon në orën 21-00 sipas orës lokale.

Kurse në Azerbajxhan zgjedhësit i janë drejtuar kurive të votimit në orën 8.00 në Ambasadën Turqisë në Baku dhe Konsullatat e përgjithshme në Nahçivan dhe Gence. 5 mijë e 209 zgjedhës të regjistruar mund të përdorin votën deri në orën 20.00.

Edhe nënshtetasit turq në Kanada mund të përdorin votën në përfaqësitë diplomatike turke në Otava, Toronto, Montreal dhe Vankover.

Procesi i votimit që filloi dje dhe do të përfundojë nesër, fillon në orën 9.00 dhe përfundon në orën 21.00.

Sipas rregullave të përcaktuara nga Këshilli i Lartë Zgjedhor (KLZ) i Turqisë, numri i vendeve ku qytetarët turq rezidentë jashtë shtetit do të mund të votojnë në këto zgjedhje është rritur në 60, ndërsa ai i përfaqësive diplomatike në 123.

Legjislacioni i KLZ-së parashikon vendosjen e kutive të votimit në çdo shtet të huaj, në të cilin janë rezidentë të paktën 500 qytetarë turq me të drejtë vote, sipas deklarimit të adresës. Duke qenë se Malta, Serbia dhe Moldavia i plotësojnë këto kushte, KLZ-ja dhe Ministria e Punëve të Jashtme vendosën të hapin qendra votimi edhe në ambasadat e Turqisë në kryeqytetet e shteteve në fjalë, respektivisht La-Valetë, Beograd dhe Kishinev.

Në kuadër të përgatitjeve të koordinuara të KLZ-së dhe Ministrisë së Jashtme, për raundin e parë të zgjedhjeve do të vendosen gjithsej 3.160 kuti votimi në 60 shtete dhe 123 përfaqësi diplomatike të Republikës së Turqisë.

Në këto zgjedhje të parakohshme, raundi i parë i të cilave do të mbahet më 24 qershor, turqit rezidentë në vende të huaja do të mund të votojnë nga data 7 deri më 19 qershor në përfaqësitë diplomatike të Turqisë jashtë shtetit dhe nga data 7 deri më 24 qershor në pikat kufitare.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit