Vazhdon të rritet numri i viktimave dhe rasteve me COVID-19 në Brazil, Meksikë dhe Indi

Mos i humb

Amerika Latine/ Më shumë viktima të koronavirusit

Amerika Latine e ka tejkaluar Evropën si rajoni me numrin më të madh të vdekjeve nga koronavirusi i ri, që e shkakton...

SHBA arrin një marrëveshje tjetër për sigurimin e 100 milionë dozave të vaksinës kundër koronavirusit

Dy kompani të mëdha farmaceutike do të furnizojnë qeverinë e SHBA-së me 100 milion doza të një vaksine eksperimentale kundër coronavirusit.

Basha mbledh nesër Kryesinë dhe Këshillin Kombëtar, pritet miratimi i Komisionit të Vlerësimit të Kandidatëve për deputetë

Gushti do të jetë një muaj aktiv për PD. Demokratët do të vijojnë procesin e përzgjedhjes së kandidatëve, finalizimin e programit qeverisës...

Basha: Motorët e ndezur të fushatës sonë po çojnë para procesin e pashmangshëm të rotacionit politik

Kryedemokrati Lulzim Basha ka reaguar pas mbledhjes në ditën e parë të punës të Komisionit të Vlerësimit të Kandidaturave. Teksa publikon foto...

Ministria e Shëndetësisë së Brazilit njoftoi se me 42.619 rastet e reja që janë regjistruar në 24 orët e fundit ka arritur në 1.755.779 numri i rasteve me COVID-19 në vend ndërsa me 1.220 vdekjet e reja në 24 orët e fundit numri i viktimave në Brazil ka arritur në 69.184.

Qendra tregtare e vendit, rajoni Sao Paulo me një popullsi prej rreth 46 milionë banorë është rajoni më i prekur në vend nga pandemia me 349.715 raste dhe 17.118 vdekje nga COVID-19.

Ndërkohë numri i personave të shëruar nga virusi arrin në 1.054.043.

Me një popullsi prej më shumë se 211 milionë banorë, Brazili cilësohet si “epiqendra e pandemisë” në Amerikën Latine.

Presidenti Jair Bolsonaro, i cili njihet me veprimet e tij nënvlerësuese kundër pandemisë tha se ka rezultuar pozitiv në testin e koronavirusit.

Brazili, duke kaluar Britaninë e Madhe u bë vendi i dytë në botë pas SHBA-së ku janë “regjistruar më shumë vdekje dhe raste me COVID-19”.

Instituti i Gjeografisë dhe Statistikave të Brazilit ka njoftuar se në muajin maj tek 4.2 milionë njerëz janë shfaqur simptoma të ngjashme të COVID-19 si humbje e shijes dhe aromës, kollë dhe temperaturë e lartë.

– Meksikë, 730 vdekje të reja në 24 orët e fundit nga COVID-19

Ministria e Shëndetësisë së Meksikës njoftoi se me 730 vdekjet e reja të shënuara në 24 orët e fundit numri i viktimave nga COVID-19 në vend është rritur në 33.526. Ndërsa me 7.280 raste të reja është rritur në 282.283 numri i rasteve me COVID-19.

Deri më tani në vend janë shëruar 172.230 persona të prekur me COVID-19.

Numri i vdekjeve nga COVID-19 në Meksikë tejkaloi për herë të parë shifrën 500 më 27 maj. Në Meksikë rasti i parë me COVID-19 u regjistrua më 28 shkurt ndërsa vdekja e parë më 19 mars.

– Indi, 475 vdekje të reja nga COVID-19

Ministria e Shëndetësisë së Indisë tha se në 24 orët e fundit në vend janë shënuar 26.506 raste të reja duke e rritur në 793.802 numrin e rasteve ndërsa me 475 vdekjet e reja në 24 orët e fundit është rritur në 21.604 numri i viktimave nga COVID-19.

Deri më tani numri i personave që janë shëruar nga COVID-19 në Indi ka arritur në 495.513 persona.

Sipas faqes së internetit “Worldometer”, e cila përpilon të dhënat në lidhje me COVID-19, India radhitet në vendin e katërt në botë përsa i përket numrit të rasteve.

- ISLAMSHOP.CH -
- ISLAMSHOP.CH -

Të fundit

​303 raste të reja me COVID-19 dhe 9 të vdekur në Bullgari

Autoritetet shëndetësore në Bullgari kanë konfirmuar 303 raste të tjera të koronavirusit në 24 orët e kaluara, nga 5,701 testuar, sipas të...

Detyrimi i maskave, francezët hezitojnë, Parisi do të aplikojë mbajtjen e maskave në lagje të caktuara

Franca, Spanja, Greqia janë tri vende evropiane që po raportojnë një shpërthim të pandemisë brenda kufijve të tyre pas lehtësimit të karantinës...

Gjermani: Nga e shtuna, testimi i detyruar i të ardhurve nga zonat me rrezik

Në luftën kundër përhapjes së virusit të koronës, udhëtarët nga zonat e përcaktuara ndërkombëtarisht si të rrezikshme që vijnë në Gjermani, do...

Rritet përhapja e Covid19 në Evropë, frikë për një izolim të dytë

Teksa Spanja, Franca dhe Greqia përjetojnë një rritje të theksuar të numrit të të infektuarve nga Covid19, janë shtuar shqetësimet për një...

Austria sërish me numër të lartë të rasteve të reja

Në Austri, pas pesë ditësh me radhë, numri i rasteve të reja me koronavirus përsëri ka arritur në shifra të larta, pasi...