Vdes imami i BIK-ut Kasim ef. Gërguri

155
0

Bashkësia Islame ka njoftuar së në mëngjesin e sotëm ka ndërruar jetë në moshën 49 vjeçare drejtori i financave në Kryesinë e BI të Kosovës, shkruan KosovaPost.

Varrimi i të ndjerit bëhet sot, në orën 15:00 në fshatin Bardh i Madh, në varrezat e xhamisë në Lagjen e Gërgurëve.

Njoftimi i plotë i Bashkësisë Islame:

Të Zotit jemi, dhe tek Ai do të kthehemi!

Njoftojmë kolegët, miqtë e opinion e gjerë se në orët e  para të mëngjesit të sotëm, në moshën 49 vjeçare, ka ndërruar jetë drejtori i financave në Kryesinë e BI të Kosovës, Kasim ef. Gërguri.

Varrimi i të ndjerit bëhet sot, në orën 15:00, në vendlindjen e rahmetliut në fshatin Bardh i Madh (Bellaçevc i Madh) në varrezat e xhamisë në Lagjen e Gërgurëve.

Kasim Gërguri (1970-2019).

(Biografi)

Lindi më 1970 në fshatin Bardh i Madh (Bellaçevc i Madh) të komunës së Fushë Kosovës. Shkollën fillore e kreu në vendlindje, kurse Medresenë e mesme “Alaudin” në Prishtinë (1988). Studimet i mbaroi në Fakultetin e Sheriait në Aman të Jordanisë (1997). Menjëherë pas përfundimit të studimeve është angazhuar në detyrën e imamit, hatibit e mualimit në Xhaminë e Madhe në Prishtinë. Ndërsa më 1998 emërohet arkëtar në Këshillin e Bashkësisë Islame të Prishtinës, detyrë të cilën e kreu deri më 2004, kur emërohet drejtor financiar në Kryesinë e BI të Kosovës, ku punoj deri më tash.

Kasim efendiu ka qenë bashkëpunëtor i periodikut islam të BI, ka të botuar një sërë studimesh e kontributesh në fushën e akaidit në revistat “Dituria Islame”, “Edukata Islame”, “Takvimi”, etj.

Po ashtu rahmetliu ka marrë pjesë në një sërë konferencash e sesionesh shkencore të organizuara nga BI dhe institucionet simotra. Më 2016 botoi veprën “Akaidi sipas Imam Maturidiut” një studim me vlerë për shkencën e akaidit të ne.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here