Vdesin dy kosovarë në Slloveni, po vinin në Kosovë

Mos i humb

Në mesditën e sotme ka ndodhur një aksident në një nga autostradat e Sllovenisë, përkatësisht në vendin e quajtur Grmovlje që mbahet me komunën e Skocjanit.

Një kamion ka përplasur një makinë ku në vend ka mbetur i vdekur një person, ndërsa një tjetër është lënduar rëndë.

Vetura e aksidentuar mësohet të jetë BMW me tabela të Zvicrës e cila është përplasur me një kamion të tipit Peugeot Boxer.

Shoferi i veturës i vdekur është i moshës 33 vjeçare, ndërsa më pas ka ndërruar jetë edhe pasagjeri i lënduar rëndë i moshës 46 vjeçare.

Indeksonline do të tentojë të iu jap informacione më të detajuara nga ky rast./Mesazhi/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit