Vdesin edhe dy persona me COVID-19 në Kosovë, shkon në 51 numri i përgjithshëm

Mos i humb

Ka shkuar në 51 numri i viktimave nga COVID-19 në Kosovë. Gjatë ditës QKUK-ja nuk ka raportuar për ndonjë të vdekur, mirëpo në raportin e IKSHPK-së bëhet e ditur se janë 51 viktima, përkundrejt mbrëmë që ishin 49.

“Sot më 30 qershor 2020, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 210 mostra të marra nga Klinika Infektive dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren prej të cilëve rezultojnë 79 raste pozitive.

Numri total i rasteve pozitive 2.878 raste nga 23.780 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2, me gjithsej 51 raste të vdekjes të cilët kanë pasur sëmundje të tjera shoqëruese.

Sot më 30 qershor 2020, janë shëruar 71 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 1.577 raste, kurse raste aktive 1.250”, njofton IKSHPK.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit