Veliaj: Pagesa për të rinjtë që bëjnë praktikën e punës në Bashki

Mos i humb

Të gjithë ata që do të kryejnë praktikën e punës në Bashkinë e Tiranës do të marrin edhe një pagesë.

Në fjalën e mbajtur gjatë certifikimit të 47 vajzave dhe djemve të cilët përfunduan me sukses praktikën në Bashkinë e Tiranës, kryebashkiaku Erion Veliaj tha se periudha e intershipit do të zgjatet nga 3 në 6 muaj, duke shtuar këtu edhe një pagesë.

“Ka ardhur momenti të mendojmë jo vetëm zgjatjen e praktikave, por edhe për një pagesë. Kemi filluar një projekt për studentët praktikantë që zhvillojnë internshipet në kompani private, por jemi të gatshëm që ta bëjmë këtë edhe për praktikat në Bashkinë e Tiranës, për t’u siguruar që përveç përzgjedhjes rigoroze, të kenë një kompensim, qoftë edhe për paratë e xhepit, që të jetë më e lehtë për gjeneratën tjetër të studentëve që do të vijë”, deklaroi Veliaj.

Veliaj tha se kjo ide, e cila 5 vite më parë dukej e paimagjinueshme, ka dhënë rezultatet e para të suksesshme dhe inkurajoi edhe bashkitë e tjera që ta mbështesin si projekt, i cili u jep të rinjve dhe të rejave eksperiencë për të filluar punë.

“Fakti që projekti po funksionon është një lajm shumë i mire. Më vjen mirë që Bashkia e Tiranës mban barrën më të madhe të praktikave. Por, doja të inkurajoja edhe bashkitë e tjera”, nënvizoi Veliaj, i cili përgëzoi të rinjtë që zgjodhën të kryejnë praktikën në Bashkinë e Tiranës dhe tashmë me eksperiencën e fituar kanë aplikuar për të filluar punë në kompani apo institucione të rëndësishme.

Ndërkohë, kreu i Bashkisë ftoi të rinjtë dhe të rejat që t’i bashkohen aksionit për mbjelljen e pemëve të reja që do të jenë kurora e gjelbër e kryeqytetit./Top Channel/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit