Veliu: Nuk ka kandidat që do të më heqë nga posti i kryetarit

Mos i humb

Më shumë vota mori në raundin e dytë se të parin. Agim Veliu siguroi edhe një mandat të tretë në krye të komunës së Podujevës. Ndërkohë që në raundin e parë nënkryetari i LDK-së mori mbi 18 mijë vota në të dytin 20 mijë e 202 llapjanë ia dhanë besimin.

Kjo fitore e thellë sipas Veliut ka ardhur pasi që qytetarët janë të kënaqur me punën dhe angazhimin e tij si kryetar.

“Fitorja ime është rezultat i punës dhe angazhimeve që kam bërë për qytetin tim. Të njëjtën do ta vazhdoj edhe në katër vitet e ardhshme”, tha Veliu për kosovapress. Sipas Veliut, herën e dytë mori vota nga elektorati i LDK-së që në herën e parë nuk kishte dalë në zgjedhje. Ai mohon se u ndihmua nga subjektet tjera politike.

Ai madje është i bindur se nuk ka kandidat nga partitë tjera që do të mund ta heqin nga posti i kryetarit.

Në raundin e parë për kryetar të komunës Veliu për pak vota nuk kishte fituar pa balotazh.

Më 19 nëntor ai kishte përballë kandidatin e VV-së Ajet Potera, njëri nga komandantët e njohur të UCK-së në Zonën e Llapit. Por as kjo nuk bëri punë, pasi që kandidati i LDK-së siguroi mandatin edhe për katër vitet e ardhshme.

Podujeva tradicionalisht njihet si bastion i LDK-së dhe që nga paslufta udhëhiqet nga kjo parti./Kosova Post/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit