Vëmendje! A e keni ditur se për çfarë mund të shërbej lëngu i kastravecave turshi?

Mos i humb

Gjashtë arsye të fuqishme do t’ju bëjnë edhe juve që pirja e këtij lëngu t’ju bëhet shprehi.

Nëse jeni adhurues i kastravecëve turshi, kemi lajme të mrekullueshme për ju – lëngu i cili mbetet në kavanoz pasi që t’i keni ngrënë kastravecët gjithashtu është shumë i shëndetshëm!

Kastravecët turshi përmbajnë mjaft ujë dhe minerale, më së shumti kalium, magnez dhe mangan, andaj janë të shkëlqyeshëm për hidratim dhe detoksifikim.

Gjithashtu, turshia e shijshme ka fuqinë që të rregullojë shtypjen e gjakut dhe të përmirësojë metabolizmin, transmeton Telegrafi.

Janë të shkëlqyeshëm edhe për nxjerrjen e të gjitha materieve të dëmshme nga organizmi, por janë thesar i vërtetë e vitaminës A, fibrave dhe silicit, i cili është i rëndësishëm për shëndetin e lëkurës.

Gjithë këtë mund të bëjë edhe lëngu në të cilin gjenden kastravecët turshi, plus edhe këto gjashtë gjëra të shkëlqyeshme!

Pengon dehitratimin dhe shuan etjen më të madhe

Nëse jeni shumë të etur, në vend të ujit pini pak lëng kastravecësh turshi. Për të shuar shpejt etjen, duhet patjetër të fusni në organizëm kalium dhe natrium, mirëpo, duke pasur parasysh që kjo pije i përmban të dy këto minerale, do t’ju freskojë në çast.

Zëvendësim i lirë për pije sportive

Pijet të cilat i pinë sportistët nuk janë fare të lira, mirëpo lëngu i kastravecëve turshi është, dhe përmban të gjitha ato që ju nevojiten.

Injektimi i vitaminave dhe antioksidantëve

Besuat apo jo, lëngu i kastravecëve turshi përmban sasi të madhe të vitaminave C dhe E. Gjithashtu është plot antioksidante, ndërkaq ky kombinim do t’jua forcojë imunitetin dhe do t’jua përmirësojë gjendjen e përgjithshme të organizmit.

Ndihmon në eliminimin e kilogramëve të tepërt

Gjithashtu, si edhe uthulla e mollës, edhe lëngu i kastravecëve turshi mund t’ju ndihmojë që të humbini peshën e tepërt! Pini së paku një lugë në ditë dhe shpejt do t’i vëreni përmirësimin.

Zëvendësim për uthull

Lëngu nga trangujt turshi mund të përdoret si zëvendësim i butë për uthull, me të cilin mund të përzieni sallatën e gjelbër, sallatën nga patatet dhe vezët e ziera. Lëngun po ashtu mund ta shtoni në jogurt dhe të bëni salcë për sallatë.

Dhuron aromë

Kur të përgatisni perime në skarë, ky lëng do ta shtojë shijen e tyre. Pothuajse nuk do të keni nevojë për asnjë erëz tjetër./Kosova Post/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit