“Vendimi i AP-OKB-së është shuplakë për SHBA-të”

Mos i humb

Kryetari i Drejtorisë së Çështjeve Fetare (Dijanet) i Turqisë, Ali Erbaş, e ka quajtur si “shuplakë ndaj Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA)” miratimin e projekt-rezolutës në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara (AP-OKB) e cila denoncon vendimin e presidentit amerikan Donald Trump për njohjen e Kudsit si kryeqytet të Izraelit.

“Në fakt, kjo ishte një shuplakë për SHBA-të. Në këtë mënyrë, SHBA-të, të cilat çdo herë e konsiderojnë veten si pronarë të botës, morën përgjigje nga njerëzit e botës, jo vetëm nga vendet muslimane, por edhe nga vendet e tjera”, tha Erbaş para gazetarëve pas vizitës së Xhamisë Turke të Dëshmorëve në kryeqytetin e Azerbajxhanit, Baku.

Erbaş theksoi se miratimi i rezolutës me 128 vota pro dhe nëntë kundër, pavarësisht kërcënimeve të SHBA-ve, paraqet gëzim për Turqinë dhe muslimanët.

“Bota tregoi se me të vërtetë është më e madhe se pesë”, u shpreh kreu i Dijanetit të Turqisë, duke shpresuar që SHBA-të të marrin leksion nga votimi i djeshëm.

Ndryshe, AP-OKB dje votoi për projekt-rezolutën e përgatitur me iniciativë të Turqisë të titulluar “Kudsi Lindor i okupuar nga Izraeli dhe aktivitetet e tij në territoret palestineze” lidhur me statusin e Kudsit.

Rezoluta, e cila denoncon vendimin e qeverisë amerikane për Kudsin, parasheh shfuqizimin e të gjitha hapave për ndryshimin e statusit, karakterit dhe demografisë së Kudsit dhe fton shtetet të shmangen nga hapja e misioneve diplomatike në këtë qytet, siç parasheh edhe rezoluta 478 (1980) e Këshillit të Sigurimit të OKB-së./Rtv islam/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit