Vendimi i Holandës për vizat, Soreca: Asgjë s’ka ndryshuar

48
0

Ambasadori i Bashkimit Europian në Shqipëri Luigi Soreca ka folur për vendimin e parlamentit holandez për rikthimin e regjimit të vizave me Shqipërisë.

Soreca theksoi se pavarësisht këtij vendimi, asgjë s’ka ndryshuar dhe shqiptarët mund të lëvizin të lirë.

Sipas tij, Shqipëria i ka plotësuar kriteret sipas KE-së për lëvizjen e lirë në zonën Schengen. “Asgjë nuk ka ndryshuar deri në këtë moment, vijon udhëtimi pa viza në zonën Shengen. Më lejoni që të them që kemi ftuar qeverinë shqiptare që të rrisë bashkëpunimin me Holandën për emigracionin e paligjshëm dhe luftën kundër krimit. Udhëtimi pa viza është një arritje fantastike për Shqipërinë, që do të thotë ka pasur një progres që prej vitit 2010. Ju e dini që kam qenë në krye të këtij procesi dhe jam i sigurt që Shqipëria do të marrin masat e duhura që të ruhet kjo arritje fantastike”, tha Soreca.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here