“Vendimi i SHBA-ve dhe Turqisë për Munbixhin do të sjellë stabilitet në rajon”

Mos i humb

 

 

Zëdhënësja e Departamentit Amerikan të Shtetit, Heather Nauert, tha se vendimet që SHBA-ja dhe Turqia kanë marrë së bashku në lidhje me çështjen e Munbixhit do të sjellin stabilitet në rajon.

Nauert, në një konferencë për media është përgjigjur në pyetjet lidhur me takimin e zhvilluar në Washington mes Sekretarit amerikan të Shtetit, Mike Pompeo dhe ministrit të Jashtëm të Turqisë, Mevlüt Çavuşoğlu.

“SHBA dhe Turqia si rezultat i këtyre takimeve janë dakorduar mbi një rregullore për të siguruar stabilitet në Munbixh dhe që qytetarët (e Munbixhit) të menaxhojnë me veten e tyre”, ka thënë Nauert.

Pasi ka tërhequr vëmendjen se YPG-ja, dega e organizatës terroriste PKK në Siri do të tërhiqet në pjesën lindore të lumit Eufrat, zëdhënësja ka shtuar se “Ata do ta bëjnë këtë siç është në marrëveshje”.

“Nëse plotësohen kushtet, do të kalohet në hapin tjetër”, thekson Nauert duke vënë theksin tek hapat që do të hidhen në çështjen e Munbixhit. Ajo thotë se mes Turqisë dhe SHBA-ve do të vazhdojnë bisedimet në lidhje me këtë çështje.

Çavuşoğlu, në kuadër të vizitës në Washington zhvilloi një takim me homologun e tij amerikan, Mike Pompeo.

Në lidhje me udhërrëfyesin e hartuar që u dakordua mes Turqisë dhe SHBA-ve, ministri Çavuşoğlu tha se ky proces është planifikuar në 3 faza dhe se do të vendosej në zbatim brenda disa muajve.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit