Vendimi për Dajtin, Meta: KLGJ e Prokuroria të hetojnë

Mos i humb

Presidenti Ilir Meta ka kërkuar angazhimin e Këshillit të Lartë Gjyqësor dhe Prokurorisë për të hetuar vendimin që i anulon dënimin me burg përjetë Dritan Dajtit.

Në një deklaratë të shkurtër, kreu i shtetit ka thënë: “Mbështes reagimin dhe thirrjen e ambasadorit të BE-së, Soreca, që KLGJ e Prokuroria të vihen në lëvizje për të vlerësuar e verifikuar çështjen ne fjalë”.

Në një postim në Twitter ditën e djeshme, Luigi Soreca ka shkruar: “Vendimi i Gjykatës së Apelit për zvogëlimin e dënimit të të pandehurit të dënuar për vrasjen e 4 policëve bën thirrje për vlerësim urgjent nga KLGJ dhe Prokurori i Përgjithshëm. Reforma në drejtësi është e pakthyeshme dhe do të mbulojë të gjitha nivelet e juridiksionit”.

Ndërkohë, sa i përket kandidaturës për kreun e KLSH-së, e cila është rrëzuar dy herë nga votat e mazhorancës pas propozimit të Presidentit, Meta tha shkurtimisht: “Jam i bindur, se të gjitha bindjet dhe propozimet e Presidentit, synojnë forcimin e institucioneve të pavarura dhe të shërbimit të ligjit e jo të forcimit të shumicës”.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit