“Venecia” miraton opinionin për Shqipërinë

Mos i humb

Komisioni i Venecias ka miratuar opinionin e saj me gjithë amendamentet e propozuara nga Partia Demokratike.

“Venecia” bëri ndryshime në draft-opinionin për Shqipërinë, duke saktësuar se shtetet kanë të drejtë të kufizojnë të drejtën për t’u zgjedhur.

Sipas Komisionit të Venecias, në varësi të situatës politike, një kufizim për një rrethanë të caktuar, që mund të jetë i nevojshëm për një shtet, mund të mos aplikohet për një shtet tjetër.

Këto ndryshime, Komisionit i ishin kërkuar nga PD, ndërsa PS nuk ka paraqitur amendamente.

Megjithatë, konkluzionet mbeten të njëjta, sepse amendamentet e relatorit nuk prekin thelbin, por referojnë praktika të GJEDNJ-së.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit