Venecia, së shpejti me biletë për ta vizituar!

Mos i humb

Që të vizitosh Venecian duhet të presësh një biletë. Dhe kjo do të ndodhë që në verën e ardhshme. Është fjala për një një tarifë prej 2.5 deri në 10 euro, në varësi të sezonit, për të kufizuar turizmin masiv drejt qytetit të famshëm italian, njoftojnë mediat.

Masat e reja parashikojnë se Venecia, që nga korriku i vitit të ardhshëm, do të jetë në gjendje të miratojë, në dispozitat e veta buxhetore, një kontribut për zbarkimin e atyshëm, siç ekziston tashmë në Ishujt Lipari në Detin Tirren dhe Lampedusa.

Taksa do të mblidhet nga të gjithë vizitorët, nëse ata kalojnë natën në Venecia ose jo, që është një masë rreth 30 milionë njerëz në vit.

Objektivi kryesor kjanë kryesisht turistët që vijnë për një ditë dhe nuk paguajnë taksën e qëndrimit.

Midis tyre janë turistë nga kroçerat, rreth 600 prej të cilëve vijnë në Venecia çdo vit. /tesheshi.com/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit