Venecia, sistem kundër përmbytjeve, projekt me 78 prita për vërshimet në luginë

Mos i humb

Venecia nëntorin e kaluar përjetoi një nga baticat më të mëdha historike që zhyti 1 metër nën ujë sheshin kryesor të qytetit. Një sistem i ri digash që vijon të ndërtohet prej dekadash pritet të jetë gati tashmë dimrin që vjen.

Venecia i ka dhënë bekimin një sistemi të ri digash të lëvizshme që synohet t’i japin fund problemeve të përsëritura me përmbytjet në qytetin verilindor të Italisë.

Sistemi që ka marrë emrin e personazhit biblik, Moisiut, parashikon ngritjen në një gjatësi rreth 1,6 kilometra të 78 pritave kundër vërshimit të ujërave në lagunën veneciane.

Barrierat mendohet se kanë kapacitetin të mbrojnë nga dallgët deri 3 metra të larta.

Projekti u inaugurua të premten nga kryeministri italian, Xhuzepe Konte, i cili u bë dëshmitar edhe i testimit të veprës së konceptuar që në vitet 80.

Ndërkohë që mbahej ceremonia, dhjetëra aktivistë protestonin me barka kundër digave, pasi sipas tyre ato do të dëmtojnë ekosistemin unik dhe delikat të lagunës dhe për më tepër pengojnë transitin e anijeve të mëdha në qytet.

“Ky projekt ka lindur mes shumë polemikave i ideuar për të mbrojtur Venecian nga baticat, një rrezik objektiv, e jo imagjinar. Atyre që protestojnë, qytetarëve intelektualëve që kanë dilema, u them vetëm të urojmë që të funksionojë.”

Projekti “Moze” që ka kushtuar deri tani mbi 8 miliardë euro, pas shumë ndalesave dhe akuzave për afera korruptive, planifikohet të përfundojë dimrin e ardhshëm.

Punimet për sistemin e digave u nxitën nëntorin e kaluar kur Venecia u godit nga një baticë e Adriatikut 1,94 metër e lartë, që zhyti në ujë sheshin para bazilikës së Shën-Markut si asnjëherë në këto 50 vitet e fundit dhe shkatërroi financiarisht familjet dhe bizneset e qytetit turistik.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit