Venezuela goditet nga një tërmet prej 7,3 ballësh

Mos i humb

Një termet me magnitudë 7,3 ballë sipas Rihterit ka goditur Venecuelën veriperendimore, ndërsa dridhjet janë ndier edhe në kryeqytetin Karakas.

Qendra amerikane për vrojtime gjeologjike (USGS) njoftoi se një termet me magnitudë 7,3 ballë të Rihterit është regjistruar në një thellësi prej 123 kilometrash, me epiqendër rreth 20 kilometra nga qyteti veriperendimor Yaguarap.

Ministri i Brendshëm i Venezuelës, Nestor Luis Reverol, deklaroi se termeti nuk ka shkatuar viktima, por se ka pasur disa të lënduar dhe janë regjistruar dëme të konsiderueshme materiale.

Banorët e Karakasit për mediat amerikane deklaruan se tërmeti ka zgjatur rreth një minut./Rtv Islam/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit