Veprat e Erdoganit ndaj Popullit të tij dhe Islamit

Mos i humb

 

1- Prodhimi vendor i Turqisë muslimane në vitin 2013 arriti në 1 trilion e një miliard dollarë dhe kjo është e barabartë me prodhimet vendore të tri vendeve më të fuqishme ekonomikisht në lindjen e mesme, Iranit, Arabisë Saudite, Emirateve duke ua bashkangjitur Jordaninë, Sirinë dhe Libanin.

2- Erdogani bëri një kërcim marramendës në fushën ekonomike nga pozita 111 në pozitën 16, me një mesatare prej 10 pozitash në vit, me të cilën e siguroi futjen e vendit të tij në grupin e njëzet shteteve më të fuqishme në botë ( G-20 ).

3- Në vitin 2023 parashikohet formimi i shtetit të ri turk, vit në të cilin e ka përcaktuar Erdogani që Turqia të bëhet fuqia e parë ekonomike dhe politike në botë..! a do të ketë sukses?? Ditët do ta zbulojnë këtë.

4- Aeroporti internacional në Stamboll është prej aeroporteve më të mëdha në Evropë, në të cilën aterojnë brenda ditës 1260 aeroplanë duke ia shtuar Aeroportin e Sabihas në të cilin aterojnë 610 aeroplanë në ditë.

5- Linjat ajrore turke fitojnë për tri vite radhazi çmimin si linjat më të mira ajrore në botë.

6- Brenda dhjetë viteve, ka mbjell Turqia 2 miliard e 770 milion fidane malore dhe pemore.

7- Turqia ka prodhuar, për herë të parë në periudhën e pushtetit qytetarë, tankun e parë vrojtues, transportuesin e parë ajrorë, avionin e parë pa pilot, dhe satelitin e parë ushtarak multifunksional ( duke ia shtuar edhe helikopterët dhe transportuesit ushtarak detarë sh.p. )

8- Erdogan në dhjetë vitet e fundit ka ndërtuar 125 Universitete të reja, 189 shkolla, 510 spitale dhe 169,000 klasë mësimore të reja duke mos i mbushur klasat mësimore me më shumë se 21 nxënës.

9- Kur u acarua kriza ekonomike e cila përfshiu Evropën dhe Amerikën – i ngritën Universitetet Amirekane dhe Europiane shpenzimet universitare ndërsa Erdogani nxori dekret presidencial me të cilin mësimi parauniversitarë dhe universitarë do të jenë falas dhe këto shpenzime i merr përsipër shteti.

10- Të hyrat për kokë banori në Turqi ishin 3500 dollarë në vit, kurse deri në vitin 2013 këto të hyra u ngritën në 11,000 dollarë! Dhe kjo mesatare është më e lartë se të hyrat e qytetarëve francezë, dhe e ka rritur vlerën e valutës turke për 30 %.

11- Në Turqi angazhohet shteti në specializimin e mbi 300,000 shkencëtarëve për hulumtime shkencore për të arritur në vitin 2023..!

12- Ndër sukseset më të mëdha politike në Turqi janë arritja e paqes në mes dy pjesëve të Qipros të cilën e bëri Erdogani, negociatat e tij me partin punëtore kurde për ndalim të gjakderdhjes, dhe kërkimfalja ndaj armenëve, çështje të cilat ishin të ngrira për 9 dekada rresht.

13- Në Turqinë myslimane, u ngritën pagat në 300%, dhe paga e punëtorit fillestar u ngrit prej 340 lira në 957 lira turke, dhe zbriti përqindja e punëkërkuesve prej 38% në 2%.

14- Në Turqinë muslimane, buxheti i shëndetësisë dhe arsimit e tejkaloi buxhetin e ushtrisë, dhe iu dha mësuesit paga e njëjtë si e mjekut.

15- Në Turqinë myslimane janë ndërtuar 35,000 laborator të shkencave teknologjike moderne në të cilat trajnohen të rinjtë turq.

16- Erdogan e ktheu borxhin shtetërorë i cili kishte arritur në 47 miliard dollarë, dhe kësti i fundit i borxheve turke ishte 300 milion dollarë – të cilin ia ktheu bankës famëkeqe botërore në qershorin e vitit të kaluar, saqë ajo u detyrua të marr kredi nga Turqia në vlerë prej 5 miliard dollarë, si dhe i vendosi Erdogani 100 miliard dollarë në bankën qendrore turke, përderisa disa vende të lashta evropiane dhe Amerika po thellohen në borxhe, kamatë dhe bankrotim dita ditës !

17- Para dhjetë viteve Turqia eksportonte në vlerë prej 23 miliard dollarë për të arritur në vitin 2013 në vitin 153 miliard në 190 vende të botës, në vend të parë qëndrojnë mjetet transportuese, pastaj mjetet elektronike, sa që çdo i treti produkt elektronik i cili shitet në Evropë është prodhim turk.

18- Qeveria e Erdoganit e mori përsipër procesin e riciklimit të mbeturinave duke i shndërruar në energji elektrike duke përfituar nga kjo një e treta e banorëve të Turqisë, duke arritur energjia elektrike te 98% e shtëpive turke në qytete dhe fshatra.

19- Erdogani u ul me një vajzë e cila nuk i tejkalonte 12 vjet në debat publik të cilin e transmetuan media direkt, duke debatuar për të ardhmen e Turqisë dhe duke i respektuar qëndrimet dhe zgjuarsinë e saj për t’i dhënë fëmijëve turq një shëmbëlltyrë në debate, polemika dhe në leximin e rrjedhave politike.

20- Erdogan (shoku i Izraelit ) sipas pretendimeve të sekularistëve arab ( dhe të tjerë ), ia dha një goditje të fuqishme Izraelit duke e detyruar të kërkoj falje për sulmin e saj mbi anijen Marmara e cila drejtohej për në Gaza, dhe e kushtëzoi pranimin e kërkimfaljes me ngritjen e bllokadës ndaj Gazës.

21- Erdogan ( miku i izraelit ) ua drejtoi një kritikë të fuqishme atyre të cilët i duartrokitën Perezit – i cili e arsyetonte luftën mbi Gaza në forumin ekonomik Davos 2009 dhe doli i hidhëruar nga ky forum pasi që iu tha atyre: “ Turp të keni, si mund t’i duartrokitni këtij fjalimi pasi ka mbytur Izraeli mijëra fëmijë dhe gra në Gaza’’.

22- Erdogan u ballafaqua me kundërshtarët e tij me topa uji e nuk i goditi me aviona mig skod dhe fuçi eksplozivi vdekjeprurëse.

23- Erdogan është i vetmi i cili vizitoi Burman me gruan e tij dhe u takua me muslimanët dhe familjet e shtypura të Mejmarit.

24- Erdogan refuzoi që vajza e tij ta heq mbulesën të cilën e dërgoi të studiojë në Evropë, dhe kjo para se të lejohej mbulesa në universitetet turke.

25- Erdogan e riktheu mësimin e Kur’anit dhe Fjalët profetike në shkollat publike pasi e kishte ndaluar shteti laik për 9 dekada.

26- Erdogan e riktheu lirin e mbajtjes së mbulesës në universitetet shtetërore dhe në gjykata.

27- Erdogan, udhëheqësi musliman e ndriçoi urën më të lartë të varur mbi detin e zi me ndriçim madhështorë të cilat mbajnë fjalët ( Bismilahi Rrahmani Rrahim ), përderisa një nga vendet arabe ndërtoi pemën më të lartë të krishtlindjeve në botë e cila i kushtoi 40 milion dollarë.

28- Erdogan e riktheu gjuhën osmane në sistemin mësimorë ( me shkronja arabe )

29- Erdogan e hapi paradën e cila kishte 10,000 fëmijë musliman të cilët i kishin arritur 7 vjet, duke kaluar nëpër rrugët e Stambollit të cilët krenoheshin se kanë arritur moshën në të cilën do të fillojnë ta mësojnë faljen e namazit dhe hifzin e Kur’anit.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit