“Veprimet e kryera kundër muslimanëve të Arakanit janë gjenocid”

Mos i humb

Fituesja e çmimit Nobel me origjinë nga Jemeni, Tawakkol Karman tha se veprimet e kryera kundër muslimanëve të Arkanit janë gjenocid.

Gratë fituese të çmimit Nobel për kontributet e tyre për paqe, Tawakkol Karman, Shirin Ebadi dhe Mairead Maguire, të cilat vizituan kampet e refugjatëve të Arakanit në rajonin Cox’s Bazar të Bangladeshit, kanë zhvilluar një konferencë për media në kryqytetin Dakka të Bangladeshit.

Duke i bërë thirrje lideres së Mianmarit, Aung Suu Kyi, se nuk do të mund t‘i shpëtojë përgjegjësive, Karman tha se liderja e Mianmarit duhet të “zgjohet” përkudrazi ndaj saj do të ngritet padi.

“Nuk ka përkufizim tjetër. Ky është një genocid. Është një gjenocid kundër njerëzve të pafajshëm. Miliona njerëz janë detyruar të largohen nga qytetet e tyre. Gratë janë përballur me përdhunime. Të gjitha 100 gratë që kemi takuar në kampe janë përdhunuar”, tha Karman.

Ajo shtoi se kanë përjetuar momente emocionale gjatë bisedës me fëmijët. “Një pjesë e madhe e këtyre fëmijëve kanë ardhur në Bangladesh pa familjet e tyre. Prindërit e tyre, nënat e tyre, janë vrarë, janë maskruar”, u shpreh Karman.

Karman thekson se Aung Suu Kyi nuk duhet të qëndrojë e heshtur ndaj kësaj situate. “Ajo nuk i ka thënë të drejtën botës. Tashmë duhet ta thyejë heshtjen, të zgjohet dhe të ndalë këtë gjenocid”, potencoi Karman.

Ndërsa Maguire tha se po kërkojnë alternativat ligjore për vendosjen e drejtësisë. “Ne planifikojmë të apelojmë kundër qeverisë së Mianmarit në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë”, tha ajo.

Gjithashtu edhe avokatja iraniane, fituese e çmimit Nobel për Paqe, Ebadi, kritikoi ashpër vendet muslimane në Lindjen e Mesme, përfshirë Arabinë Saudite dhe Iranin, për shkak se, siç thotë, nuk kanë treguar përpjekjet e nevojshme për Arakanin.

Aktivistet gjithashtu biseduan me kryeministren e Bangladeshit, Sheikh Hasina dhe thanë se do të përpiqen të kontribuojnë në zgjidhjen e krizës së Arakanit.

– Spastrimi etnik ndaj muslimanëve të Arakanit

Sipas të dhënave të publikuara nga OKB-ja, 655 mijë muslimanë të Arakanit janë strehuar në Bangladesh që nga 25 gushti i vitit të kaluar, si pasojë e dhunës në Mianmar. Supozohet se në vitet e 70-ta në Arakan kanë jetuar afro dy milionë muslimanë ndërsa për shkak të ikjes nga sulmet sistematike, ky numër është zvogëluar në 350 mijë.

Nga ana tjetër, sipas pamjeve satelitore të publikuara nga organizatat për të drejtat e njeriut, në rajon janë djegur mbi 350 fshatra të muslimanëve./Rtv islam/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit