Veriu i Kosovës drejt trazirave, ja paralajmërimi i kryeministres se Serbisë

Mos i humb

Kryeministrja e Serbisë Ana Brnabiç, ka ftuar bashkësinë ndërkombëtare që mos ta vënë më sprovë as durimin dhe as mirëkuptimin e Serbisë, por ta kuptojë seriozitetin e situatës dhe të sillen në përputhje me këtë.

Në deklaratën për publik, ajo ka theksuar se duhet durim i madh për të biseduar me përfaqësuesit e shqiptarëve të Kosovës, të cilët janë joserioz, të papërgjegjshëm, të paparashikueshëm dhe nuk i respektojnë marrëveshjet e nënshkruara.

Brnabiç ka theksuar se durimi i pakufishëm është i nevojshëm për t’u kuptuar disa përfaqësues ndërkombëtarë, të cilët në heshtje të mjegulluar shikojnë se si Prishtina nuk e bën as hapin më të vogël për të përmbushur marrëveshjen e Brukselit të arritur 5 vite më parë, kur shkel marrëveshjet për vizitat e zyrtarëve serbë, arreston dhe terrorizon shefin tonë për bisedime, bën presion të madh në Listën Serbe, ndërsa tani e kërcënojnë me të njëjtin terror sikurse ndaj Marko Gjuriçit, edhe ndaj presidentit të Serbisë.

Ajo ka paralajmëruar se është e ditur se durimi, për fat të keq, nuk është një tipar i popullit tonë, por duket se presidenti Vuçiç ka durim të madh dhe të pakufishëm, vetëm për hatër të paqes, stabilitetit dhe prosperitetit të të gjithë qytetarëve të këtyre hapësirave./Kosova Post/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit