Veseli besoj se demarkacioni do të kalojë më 20 mars

Mos i humb

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, ka shprehur besimin se përfundimisht çështja e demarkacionit do të marrë fund më 20 mars.

Ai këto komente i bëri pas mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit të Kosovës, në të cilën është marrë vendim që seanca për ratifikimin e shënimit të kufirit me Malin e Zi të mbahet të martën e ardhshme, më 20 mars.

Veseli tha se beson fuqishëm që më 20 mars do të përfundojë ratifikimi i kufirit me Malin e Zi.

“Si koalicion kemi një koncesion për të votuar dhe po ashtu edhe me LDK-në kemi biseduar. Jemi në kontakte edhe me deputetë të tjerë”, ka thënë ai./Kosova Post/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit