Veseli: Beteja e Koshares, e bëri realitet ëndrrën për liri

Mos i humb

Kryetari i Kuvendit të Kosovës Kadri Veseli me anë të një postimi në Facebook ka përkujtuar 19 vjetorin e Betejës së Koshares.

Veseli me anë të këtij postimi ka thënë se beteja e Koshares theu kufirin në mes Kosovës dhe Shqipërisë.

“Sot nderojmë dëshmorët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, të “Brigadës 138 Agim Ramadani”. 19 vjet më parë, nga Kosharja e deri në malet e Shalës, nga Maja e Pashtrikut e deri në Bjeshkët e Kaçanikut, UÇK luftonte me vendosmëri përballë makinerisë gjenocidale të Serbisë. Në ato ditë të lavdishme, “Brigada 138 Agim Ramadani” kishte përpara një detyrë të veçantë historike: shembjen e kufirit të dhunshëm, që për gati një shekull e ndau në dysh kombin tonë. Për dy muaj rresht, betejë pas beteje, nga të gjitha trevat shqiptare, ranë qindra luftëtarë të lirisë. Qindra të tjerë morën plagë, e shumë humbën gjymtyrët e trupit. Por, ëndrrën e Kosovës e bënë realitet. Lavdi dëshmorëve të Koshares dhe gjithë dëshmorëve të lirisë”, ka shkruar Veseli.

Ishte paralajmëruar shkuarja e tij në Koshare  ku po mbahet një tubim përkujtimor për Betejeën e Koshares.

Në manifestimin në Koshare po merr pjesë presidenti i Kosovës Hashim Thaçi dhe kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj./Drita tv/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit