Veseli: E ardhmja e FSK-së është në NATO

Mos i humb

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Kadri Veseli vizitoi Ministrinë e Forcës së Sigurisë së Kosovës (MFSK), me ç’rast theksoi se Kuvendi do ta mbështesë FSK-në drejt të ardhmes së saj në NATO.

Kryeparlamentari Veseli u prit nga ministri i FSK-së, Rrustem Berisha dhe gjenerali Rrahman Rama. Pas takimit Veseli në deklaratën për mediat tha se FSK-ja është institucioni që gëzon reputacionin më të lartë shtetëror.

Sipas tij, Kuvendi është i gatshëm të marrë çdo vendim që është në interes të sovranitetit të vendit dhe në interes të fuqizimit të shtetit. Veseli theksoi se e ardhmja e FSK-së do të jetë në NATO dhe se kjo në të ardhmen do të bëhet në koordinim të plotë me partnerët perëndimorë të Kosovës në NATO.

“Do të kemi edhe vendimmarje në transformimin ndërkohë në mes të kësaj kohe deri në transformimin e plotë të FSK së në ushtrinë e ardhshme të Kosovës, FSK-ja do të ketë përkrahjen në ngritjen dhe fuqizimin e kapaciteteve të veta. Këta janë duke e bërë një punë të jashtëzakonshme. Ushtarakët e FSK-së kanë treguar suksese të veçanta në çdo pjesëmarrje në çdo garë ndërkombëtare. Shquhen për sukses dhe seriozitet. Janë partner të sigurt të NATO-s dhe e ardhmja e FSK-së do të jetë në NATO bashkarisht”, tha Veseli.

Ndërsa, ministri i FSK-së, Berisha, duke falënderuar kryeparlamentarin Veseli për mbështetjen tha se “vizita e tij është respekt dhe nder që i bëhet ministrisë”.

“Ne gjatë kësaj vizite e njoftuam kryeparlamentarin për të arriturat e FSK-së me procesin e transformimin të FSK-së në Forcat e Armatosura të Kosovës si dhe me objektivat strategjike që unë si ministër dhe komandanti i kemi për vitin 2018”, tha ministri Berisha./Rtv islam/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit