Veseli e Gashi ndanë grante për të rinjtë ndërmarrës

Mos i humb

Kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli, dhe ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Gashi, kanë bërë shpërndarjen e 21 kontratave për përfituesit e granteve nga Fondi Rinor me qëllim rritjen e punësimit për të rinjtë përmes zhvillimit të ndërmarrësisë.

Me këtë rast, Ministri i Kulturës, Kujtim Gashi,  tha se ky fond prek shifrën prej 1 milionë euro, ndërsa theksoi ai se programin e premtuar po e bëjnë realitet.

Ndër të tjera, Gashi bëri të ditur se ky lansim po ndodhë për herë të parë në Kosovë, duke shpresuar që në fund të projektit të gjithë të rinjtë të kenë bizneset e tyre.

“Ky ka qenë një premtim i yni i vitit të kaluar që të rinjtë të kenë një program, dhe të rinjtë të përgatiten për të pasur biznese dhe për të qenë të pavarur. Ka një buxhet prej 1 milionë euro që shpërndahet në disa komponent, por që ka qëllimin e vetëm për rininë e vendit. Kemi pasur shumë debate, se cilat kanë qenë kërkesat dhe nevojat, prandaj në këtë vit po i bëjmë realitet përmes programeve konkrete. Ky lansim po ndodhë për herë të parë. Ky financim është bërë me mbështetjen e kryetarit të Kuvendit, Kadri Veseli. Ne do të shkojmë duke rritur buxhetin.  Në përfundim të këtij projekti shpresoj që shumë të rinj dhe të reja të kenë të hapura bizneset e tyre,” tha Gashi.

Ndërsa, kryparlamentari, Kadri Veseli, tha se ky lansim është shpëtimi i ekonomisë dhe shoqërisë për zhvillimin e të rinjve.

Siç tha ai, Kosova është duke ecur në rrugën e duhur, ka shumë gjëra që duhet të bëhen e ato mund të bëhen së bashku.

“Ky lansim ka një domethënie për orientimin tonë për të rinjtë, dhe është simbolik. Rinia është aseti më i çmuar i Kosovës. E vetmja shpresë dhe shpëtim i një ekonomie dhe shoqërie që të ketë një zhvillim dhe prosperitet përmes një shoqërie moderne që ta zhvillojnë vendin. Kosova do të mbështes të rinjtë që kanë ide. I shtojmë faktin se Kosova vetëm para dy dekadave në momentin që po flasim ka pasur tendencë për zhdukjen tonë. Jemi duke ecur në drejtimin e duhur, ka shumë gjëra që duhet të bëhen më mirë prandaj jemi ata vet që duhet t’i bëjmë. Mund të arrijmë  bashkarisht”, tha Veseli/KosovaPost

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit