Veseli kërkon që t`i zvogëlohet rroga, me këtë “dëmton” edhe deputetët

Mos i humb

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli ka kërkuar që të i zbritet rroga. Ai përmes një letre dërguar Komisionit për Administratë Publike, Qeverisje Lokale dhe Media, ka propozuar që koeficienti i pagës së kryekuvendarit nga 11 sa ka propozuar Ministria e Administratës Publike të ulet në 9.

Sipas Veselit, kjo kërkesë e tij është një hap i rëndësishëm në kuadër të reformës së përgjithshme të administratës publike, nivelizimit të pagave dhe akomodimit të përmbushjes së kërkesave të sektorëve të ndryshëm, në mënyrë që të ruhet stabiliteti buxhetor.

“Kërkesa ime besoj se është në përputhje edhe me gjendjen reale socio-ekonomike të vendit”, thuhet me tej në letrën e kryetarit të Kuvendit dhe PDK-së.

Zvogëlimi i pagës së kryetarit të Kuvendit nënkupton edhe zvogëlimin e pagës së deputetëve, pasi çdo zvogëlim i koeficientit ka efekt zingjiror.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit