Veseli: Kosovën do ta bëjmë vend të zhvilluar

Mos i humb

 

 

Kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli, sot, me rastin e fillimit punimeve të rrugës Klinë e Eperme – Komoran, ka thënë se në Kosovë po ndodhë zhvillimi dhe ndryshimi pozitiv.

Veseli tha se për një shekull rresht në këtë rrugë kanë ecuar heronjtë që bënë historinë e Kosovës, ata që punuan e luftuan për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës, që nga çetat e Ahmet Delisë e Azem Bejtes, luftëtarët e Shaban Polluzhes, e deri tek njësitet e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

“Sot jemi këtu, në fillimin e punimeve të kësaj rruge për të nderuar kujtimin e tyre. Njëkohësisht, për të dëshmuar forcën tonë për të ecur përpara, forcën tonë për ta zhvilluar Drenicën, për ta zhvilluar Kosovën, për ta fuqizuar shtetin dhe garantuar të ardhmen e sigurtë për fëmijët e Kosovës”, tha Veseli.

Ai shtoi se ata që sot dyshojnë se në Kosovë po ndodhe ndryshimi pozitiv, janë të njejtit që dje mendonin se nuk mund të çlirohet Kosova. “Ne e çliruam Kosovën. E bëmë shtet të pavarur dhe sovran. Do ta bëjmë shtet të zhvilluar ekonomikisht dhe vend dinjitoz për qytetarët e saj, me rrugë moderne, spitale, shkolla e vende pune për të rinjët e Kosovës. Nuk ka forcë që mund të na ndalë në këtë mision të shenjtë”, theksoi kreu i Kuvendit.

Kryeparlamentari Veseli propozoi që kjo rrugë moderne, nga Klina e Eperme e deri në Komoran, të marrë emrin e heroit kombëtar Shaban Polluzha. “Shaban Polluzha ishte ai që shtroi për ne rrugën e lirisë. Sot ne e nderojmë këtë burrë të madh të Kosovës duke i vënë emrin e tij kësaj rruge moderne të Kosovës moderne dhe të zhvilluar”, tha Veseli.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit