Veseli lë dyshimin se nesër mund të ketë probleme votimi i demarkacionit

Mos i humb

Kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli ka lënë dyshimin se nesër mund të ketë probleme rreth votimit të demarkacionit.

“Nesër politika e Kosovës e ka rastin të bashkohet. Unë besoj se nesër secili deputet do të veproj mbi inatin e debatin e së shkuarës. Shënimi i kufirit jam i sigurt se do të kaloj, sepse është interesi i vendit dhe qytetarëve”, ka thënë Veseli.

Nesër votohet shënimi i kufirit me Malin e Zi dhe të njëjtën kohë ratifikohet marrëveshja e kufirit.

“Unë jam shumë optimist se kjo do të ndodhë shumë shpejtë por do të ishte mirë edhe nesër” tha Veseli, deklaratë kjo që la mundësinë e dyshimit që nesër mund të mos kaloj demarkacioni./Kosova Post/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit