Veseli për familjarët e të pagjeturve: Kanë të drejtë të jenë të pakënaqur me ne!

Mos i humb

Serbia ka shkaktuar dëme të mëdha Kosovës andaj edhe duhet të paguaj për to, tha kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli.

Këto komente, Veseli i bëri pas nderimeve dhe vendosjes së luleve te Memoriali i të Pagjeturve.

Ai më tutje tha se, ndonëse duhet të jenë të fortë dhe krenarë, familjarët kanë të drejtë të ndihën të pakënaqura me punën e institucioneve sa i përket çështjes së të pagjeturve.

“Ne jemi krenarë për të kaluarën tonë dhe nuk do të ndalemi në rrugën tonë të zhvillimit. Kemi partnerë të fuqishëm, SHBA-të dhe vendet perëndimore. Si shtet dhe si institucione, nuk do të ndalemi. Familjet duhet të jenë të forta dhe krenare. E di që kanë të drejtë të jenë të pakënaqur edhe me ne, por të gjithë duhet ta dimë se Serbia është ajo e cila ia ka shkaktuar këto dëme Kosovës dhe për këtë ajo duhet të paguaj”, tha kryeparlamentari Veseli.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit