Veseli: Po shkojmë drejtë një konsensusi nacional për tema të mëdha për vendin

Mos i humb

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli ka thëne se për tema të mëdha tashme Kosova po shkon drejtë një konsensusi kombëtar.

Sipas tij vendi nuk ka kohë të humbë sepse para vetës ka çështje të mëdha një ndër to është edhe formimi i Ushtrisë, ndërsa për liberalizimin e vizave Veseli mendon se kjo çështje do të kryhet brenda këtij viti.

“Bëme hapin e parë drejtë institucionalizimit. I kemi pesë temat e para vetës që do të shtjellohen temë më temë në takimet e radhës. I falënderoj përfaqësuesit e partive politike që ishin prezentë. Na vjen keq për Vetëvendosjen dhe Listën Serbe që nuk ishin prezentë sot. Në të kaluarën kemi humbur kohë, Kosova ka obligime. Presim që liberalizimi i vizave të ndodh në këtë vit” tha Veseli.

Kryeparlamentari dhe lideri i PDK-së Kadri Veseli la të kuptohet se spektri politik ka gatishmëri për dialogun me Serbinë.

“Ka një gatishmëri të përbashkët për arritjen e konsensusit” tha Veseli./Kosova Post/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit