Veseli: Secili individ do të përgjigjet për veprimet e veta, do të shkojmë edhe të Vetingu

Mos i humb

Gjoni: Plan ogurzi për të miratuar një palo draft për reformën zgjedhore

Pas përjashtimit me 10 ditë nga seancat plenare, deputeti i opozitës Ralf Gjoni deklaroi se nuk do...

Drosten: Në Gjermani pak risk nga një valë e dytë COVID-19

Meqënëse tani e kuptojmë më mirë virusin Corona, teorikisht një mbyllje për së dyti prej virusit mund të jetë e shmangshme, beson...

Ish-deputeti venezuelas akuzohet me “narko-terrorizëm” në SHBA

Prokurori i Rajonit Federal në New York, pretendoi se El Zabayar, i cili ka qenë deputet në periudhën e ish-presidentit Hugo Chavez,...

Ministri Britanik jep dorëheqje për çështjen e shkeljes së masave

Në letrën e tij të dorëheqjes, Ross, anëtar i Partisë Konservatore në pushtet, tha se "një shumicë e madhe e njerëzve" nuk...

Kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli ka folur sot në Kuvend rreth Ligjit për Kompetencat e Zgjeruara për Konfiskimin e Pasurisë.

Veseli duke folur për legjislacionin në luftën kundër korrupsionit tha se ka nevojë që në këtë reformë të punohet bashkërisht, pozitë dhe opozitë.

Veseli tha se nuk do të ketë aministi për askënd, pa marrë parasysh partisë që i përket.

“Duhet të punojmë bashkërisht. E përgëzoj ministrin e Drejtësisë për guximin për të kaluar përmes disa barrierave.  Do të ketë ndryshime që do të bëhen nga ministri. Ka qenë edhe deklarimi im publik para ligjit, kushdo që ka keqpërdorur do të përgjigjet. Kushdo që është i inkriminuar e paguan. Nuk ka nevojë askush të paguajë për një individ, as Vetëvendosje për një individ, as PDK-ja për një individ, as LDK-ja për një individ dhe asnjë parti a grup tjetër”, ka thënë ai, duke bërë thirrje që përpjekjet për reforma të mos merren me negativitet.

Ai tha se secili individ do të përgjigjet për veprimet e veta dhe do të shkohet edhe te Vetingu.

Veseli shtoi se me reformat që po bëhen, Kosova do të marrë lajme të mira nga Bashkimi Europian.

“Rrugëtimi ynë është Bashkimi Europian dhe presim që rekomandimi për vizat të jetë pozitiv javën e ardhshme dhe një vizitë nga BE-ja po gjatë kësaj jave. Ky është një sukses i të gjithëve, qytetarëve dhe pozitës e opozitës”, ka deklaruar Veseli./Kosova Post/

- ISLAMSHOP.CH -
- ISLAMSHOP.CH -

Të fundit

Kosovë : Janë rregjistruar 13 raste të reja me COVID-19

TREMBËDHJETË RASTE ME COVID-19 DHE DY TË SHËRUAR! Sot më 31 maj 2020, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në...

Qeveria shfuqizon vendimet e mëparshme: Hapen çerdhet, kafiteritë, kufijtë e qendrat tregtare

Qeveria në detyrë ka zhvilluar sot mbledhjen e radhës, ku ndërmorën vendimin që t’i shfuqizojnë disa nga vendimet që kishin ndërmarrë në...

Rusia regjistroi një rritje të re të rasteve me koronavirus

Për herë të parë që nga 23 maji, rastet e reja shkuan në mbi 9 mijë, pasi 9.268 person rezultuan pozitivë me...

Koronavirusi, Maqedonia e Veriut zgjat gjendjen e jashtëzakonshme

Presidenti i Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski, shpalli gjendje të re të jashtëzakonshme për 14 ditë për shkak të krizës së krijuar...

Rama për ”Le Monde”: Informacioni i cunguar pashmangshmërisht shndërrohet në një gënjeshtër të madhe

Prishja e ndërtesës së vjetër dhe të shkatërruar të Teatrit Kombëtar, në zemër të Tiranës, për t’u zëvendësuar nga një ndërtesë e...