Veseli shprehet i sigurtë: Qytetarët ketë vit do të udhëtojnë pa viza

Mos i humb

 

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Kadri Veseli, theksoi se ndihet më se i sigurt që ketë vit do të ketë liberalizim të vizave për qytetarët e Kosovës.

Kështu ka bërë të ditur sot në aktivitetin e organizuar nga Instituti Demokratik i Kosovës, raporton Kosova Post.

Veseli theksoi se ketë vit do të ketë liberalizim të vizave dhe qytetarët do të udhëtojnë lirshëm.

“Qytetarët kanë nevojë të kenë me tepër optimizëm dhe të kenë mundësi të barabarta si qytetarë. Jam më se i sigurt që ketë vit do të ketë liberalizim të vizave për qytetarët e sidomos për rininë e vendit tonë e cila janë e ardhmja e këtij vendi”, tha Veseli.

Ndërsa, Institui Demokratik i Kosovës ka diskutuar për punën e Kuvendit të Kosovës të cilët tash e 12 vite monitorojnë mbi të, Kreu i Kuvendit, Kadri Veseli tha se Kuvendi është institucioni më transparent në Kosovë.

“Kuvendi i Kosovës është institucioni me transparent i Kosovës. I vetmi institucion që publikojmë gjendjen financiare qoftë në shpenzime apo në të hyra. Ka raste kur deputetët vijnë vetëm mu nënshkruar dhe nuk e kanë vëmendjen janë shumë pak aktiv gjë që e dëmton punën e deputetëve tjerë të cilët punojnë jashtëzakonisht shumë”, tha Veseli , raporton Kosova Post./A.Hajdari

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit